UC TURKU-Prijësi i Kelmendit, mbrojtësi i kufirit

Uc Turku u lind në Selcë të Kelmendit në vitin 1860, në një familje fisnike me autoritet në Malësi të Madhe. I ati i tij ishte Turk Shabi, prijës e vojvodë i fisit të Kelmendit, detyrë të cilën, sipas kanunit dhe traditës ia trashëgoi të birit, Uc Turkut, i cili e kreu me sukses duke i prirë popullit të Kelmendit dhe Malësisë në të gjitha ngjarjet e trazirat historike që kaloi Malësia e Madhe në ato kohëra, kur fatet e atdheut ishin vënë në udhëkryq.

Turk Shabi, i ati i Uc Turkut, qe pjesmarrës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe anëtar i Degës së Lidhjes për Vilajetin e Shkodrës. Dhe në këtë detyrë, sipas Fishtës, Turk Shabi, shquhet në mobilizimin e popullit në luftë për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copëtimi.

Ai lufton me armë në dorë, së bashku me të birin 19-vjeçar, Uc Turkun, por edhe si prijës i Kelmendit, për mbrojtjen e Plavës e Gucisë si dhe të Hotit e Grudës. Për këtë veprimtari, poeti i madh Gjergj Fishta tek “Lahuta e Malësisë” kryetrimin, Turk Shabin e penelaton tek kënga e 19, kënga 21 si dhe në këngën 25, në betejen më të përgjakshëm të Nokshiqit, në janar të vitit1880. Më këtë frymë patriotike të triumfit të malësisë, nën drejtimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, u rrit, u edukua dhe u sprovua prisji i Kelmendit Uc Turku, i cili që në moshë të re, u detyrua të luftonte për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga pushtuesit malazez. Dekumentat historike flasin për Uc Turkun, si udhëheqes popullor i Kelmendit. Lufton me armë në dorë kundër forcave ushtarake malazeze si; në “luften e Dobrisë”, që u zhvillua në qershor të vitit 1880.

Ishte një luftë e pabarabartë, ku forcat malazeze u kthyen mbrapsht, pas një beteje të përgjakshme, pa realizuar qellimin e tyre për pushtimin e Kelmendit. Pati shumë të vrarë e të plagosur nga selianët, ndërsa prijësi i tyre Uc Turku në këto luftime të ashpëra u plagos rëndë, siç populli në atë kohë, trimit i këndon: “Ti Uc Turku çka po thua/ vetë varrua fishektë mbarua”… Përpjekja tjetër me forcat e rregullta malazeze, në luftë për mbrojtjen e Selcës u bë në vitin 1908, po në luginën e Dobries, i vetmi shteg ku armiku mund të hynte në Kelmend, por edhe këtë radhë, pas një rezistence sublime të selianëve, armiku u detyrua të tërhiqet. Në këto luftime pati të vrarë e të varruar, ndër të cilët edhe prijësi Kelmendit, drejtuesi i betejes, Uc Turku pati mbetë i plagosur.

Në vitin 1902, pas vdekjes së Turk Shabit, Uc Turku, zevendeson të atin në institucionin e xhibalit, duke u bërë anëtar i gjykatës së Maleve, pranë Valiut të Shkodrës. Uc Turku, me këtë funksion, ka bërë një punë të devotshme për mbrojtjen e venomeve të malësorëve të fituar me luftë. Si prijës i Kelmendit, Uc Turku bëhet krahu i djathtë i Ded Gjo’Lulit, në kryengritjen antiosmane të vitit 1911. Për këtë Dr.Luigj Martini, në librin e tij “Prek Cali, Kelmendi dhe kelmendasit”, Shkodër 2005, f.50-51; shkruan se: ‘ndërsa Turgut Pasha ndali hovin,…me 24 prill 1911, kelmendasit me në krye Uc Turkun e Prek Calin i bien ushtrisë turke të Ethem Pashës në lugjet e Kelmendit. Maja e Golishit bëhet beteja e pashoqe. Aty trimat e Kelmendit grinë 150 ushtarë, u moren tetë çadra e qindra armë. Turqit që shpëtuan u kthyen prapë në Guci”. Dhe më tej dekumenti thekson se: “Uc Turku me krerët e tjerë të Kelmendit, dhanë një kontribut maksimal në mbarëvajtjen e Kuvendit historik të Greçës”, ku u hartuan dhe u miratuan 12 kërkesat tona nacionale. Merr pjesë në ngritjen e flamurit kombëtar në Deçiç me 6 maj 1911 si dhe ngritjen e flamurit të pavarsisë me 4 dhjetor 1912 në Lezhë. Uc Turku, me ngritjen e Qeverisë Rajonale të Lezhës, zgjidhet anëtar i Komisionit në Këshillin e Qeverisë Lokale pë rajonin e Malit të Kolës e Velipojes. Madje ai është vendimtar në emrimin e Ded Cokut, me 13 tetor 1913, kryetar i kësaj qeverie.

Me autoritetin e tij arrinë të evitoj seperatizmin provincial të anëtarëve të këshillit. Për këtë, Franc Nopçe, i derguari i posaçëm i KNK-së për ngritjen e qeverisë lokale të Lezhës, që mori pjesë në këtë mbledhje, në kujtimet e tij; tek libri “Udhëtim nëpër Ballkan” (f.448-454) sqaron se; “ Këtë e arrita (krijimin e qeverisë së Lezhës) me që unë Uc Turkut i cili kishte një ndikim të madh te Llan Turku, i premtova se në rastë zgjedhje (të qeverisë e Ded Cokut kryetar), unë do t’i jepja një karabiner manhlicher me dylbi.

Këtë ai e mori pas të dielës, kur Deda u zgjodh pothuajse njëzëri”, kryetar i qeverisë së Lezhës. Kur erdhi Komisioni Ndërkombëtar i Kufijve në Shkodër, Uc Turku ishte mjaft aktiv pranë këtij komisioni, me qellim të vetem që të mbronte tokat shqiptare duke i piketuar brenda kufirit shtetror të Atdheut. Për këtë, flasin mjaft dekumenta e kujtimet e asaj kohe. Si; Andrea Ordion, “Një officer francez në Ballkan”, ndër të tjera shtjellon “…Në Vermosh shihja gjithmonë kryetarët e fisit të kelmendëve, Uc Turkun e Prek Calin, me të cilët kisha lidhur një miqësi të vërtetë. Analfabet por shumë patriot, të dy mbronin mallin e tyre dhe atë të fisit me një ashpërsi të paparë, duke dhënë argumente bindëse dhe që më kishin bërë të mendoja gjatë”.- “Kelmendasit kishin një kokë që i drejtonte dhe askush nuk vepronte pa lejen dhe miratimin e tij”.

Dhe më tej Andrea Ordioni, Komisari francez në Komisionin e kufirit kujton: “Kryetaret e fisit të Kelmendit, Uc Turku dhe Prek Cali, ishin shumë energjik dhe shumë të qartë në deponimet e tyre, ndërsa Kuçët dhe malazezet nuk ishin kaq pohues”. Ndërsa Mehdi Frashëri, në “Kujtime” e përcakton kështu prijësin e Kelmendit; “Uc Turku vojvoda i Kelmendit, një plak me kuptim të kthjellët e patriot”. Po kështu Gjon Karma, në revisten “Ndër malet tona, folklor, Shkodër 1940” do të shkruante: “Bjeshkët e Vermoshit kje tui marrë Mali i Zi, po t’mos qendrojshin Uc Turku, Prek Cali me të tjerë”.

SHKARKO APP