Vajza e Feim Ibrahimit e shqetësuar si ripropozohet muzika dhe krijimtaria e të atit
Të ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora ka qenë e ftuar Zana Cela dhe vajza e Feim Ibrahimit, Etrita Ibrahimi.
Ato kanë folur për nismën që ka ndërmarrë Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit. Një koncert që do i dedikohet veprave të Feim Ibrahimit.
Etrita është shprehur se ndihet e shqetësuar për tranformimin e veprave të të atit.
“Shumë herë e gjej të transformuar në të gjitha mënyrat e mundshme qoftë pozitivisht qoftë negativisht. Unë nuk jam apsolutisht e idesë që veprat e Feim Ibrahimit të mbeten në sirtar, jam pro e shpërndarjes së tyre sepse nuk janë shkruar për të mbetur të mbyllura në një sirtar. Vetëm kërkoj thjesht ekzekutimin e saktë të veprave, absolutisht më shumë se kaq dhe minimalisht një marrje leje përsa i përket përdorimit të veprave”, shprehet Etrita Ibrahimi.