Valbona Treska, psikologia që nderon Shqipërinë në takimet ndërkombëtare
Shqipëria ka emra të spikatur në fusha të ndryshme, duke krijuar një imazh pozitiv tek ndërkombëtarët. Falë punës së tyre, Shqipëria ka avancuar në krijimin e një vizioni europian, aq me tepër që emrat VIP nga fusha të ndryshme, jo vetëm nderojnë vetveten, por pikësëpari Shqipërinë.
Një prej këtyre emrave që përfaqëson më profesionalizën vendin tonë në takimet e fushës së psikologut është Dr. Valbona Treska. Ajo është Presidente e Urdhërit të Psikologut.
Pak fjalë për zonjën Treska.
Zonja në fjalë pёrfundoi studimet e larta nё vitin 2004 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, dega Psikologji Klinike. Në qershor 2010 përfundoi Masterin Shkencor në Shkenca Administrative. Në qershor 2016 fitoi gradën shkencore “Doktor shkencash në psikologji” nё fushёn e psikologjisё ligjore, në Universitetin e Tiranës.
Pas pёrfundimit tё studimeve nga viti 2004 deri nё janar tё vitit 2016 ka punuar si psikologe pranё Drejtorisё Arsimore Rajonale, Tiranё. Prej vitit 2004 punon si eksperte psikologe pranё gjykatave tё tё gjitha niveleve nё vend, kryesisht pranё Gjykatёs së Rrethit Gjyqёsor Tiranё. Nё vitin 2011 u zgjodh Kryetare e Shoqatёs Shqiptare tё Psikologёve Ligjorё dhe ka qenё aktive qё prej vitit 2004 nё rritjen e cilёsisё dhe standardeve tё punёs pёr psikologёt ligjorё. Prej vitit 2011 punon si lektore në disa universitete si: “Albanian University”, “Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë” dhe “Universiteti Barleti”.
Dr. Valbona Treska ka drejtuar studion e saj nё trajtimin e rasteve dhe ofrimin e shёrbimit psikologjik nga viti 2005 deri në vitin 2018. Në prill 2018 krijoi Qendrën e Shërbimeve Psikologjike – Ligjore “Family”, të cilën vazhdon ta drejtojë.
Nё 28 janar 2017 ajo u zgjodh si Presidente e Parё e Urdhrit tё Psikologut nga Asambleja Themeluese dhe prej kёsaj kohe ka vijuar punёn intensivisht nё forcimin e institucionit dhe fuqizimin e rolit tё psikologut.
Nё korrik 2019 ajo udhёhoqi procesin e anёtarёsimit me tё drejta tё plota tё Urdhrit tё Psikologut tё Shqipёrisё nё Federatёn e Psikologёve tё Europёs (EFPA). Nё 28 korrik 2020 nёnshkroi tё parin Memorandum Bashkёpunimi me Shoqatёn e Psikologёve Amerikanё (APA). Një arritje kjo falë aftësive të saja.
Prej vitit 2021 është anëtare e Bordit të Etikës pranë Federates Europiane të Psikologëve (European Federation of Psychologists’ Associations). Ёshtё përfaqësuese e Shqipërisë në Këshillin Ekzekutiv të Shoqatës së Psikologëve të Punës dhe Organizacional (EWOP) dhe përfaqësuese e Shqipërisë në Këshillin e Vendeve Anёtare të Federatës së Psikologëve Europianë (EFPA).
Nё korrik 2021, nё Kongresin Global tё Psikologjisё u pёrzgjodh si folëse nga Shoqata e Psikologёve Amerikanё (APA), nga më shumë se 60 shtete anëtare të Aleancёs Globale tё Psikologёve ku referoi mbi temën: “Transformim i Shoqatave Kombëtare të Psikologjisë për një të ardhme të suksesshme globale”.
Në janar të 2022, me Vendim tё Kёshillit tё Ministrave është zgjedhur anëtare e Komisionit Kombëtar të Përzgjedhjes për Trupën e Nivelit të Lartë Drejtues (TND) me mandat 5 vjeçar.
Nё korrik 2022, gjatё Samitit tё II tё Aleancёs Globale tё Psikologёve (GPA) mbajtur nё Bogota, Kolumbi, u dekorua nga Presidenti i Shoqatёs sё Psikologёve Amerikanё (APA) Frank C. Worrell nёn moton: “Pёr Lidership tё jashtёzakonshёm nё zhvillimin e Urdhri tё Psikologut nё Shqipёri”
Treska u rizgjodh si Presidente e Urdhrit tё Psikologut nё Shqipёri nga Asambleja e Pёrgjithshme në mars të 2021.
Ka kryer një sërë botimesh shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, ka qenё folёse nё konferenca, leksione tё hapura, ёshtё bashkёautore e disa studimeve si dhe “Manualit tё Psikologut nё Polici”. Prej 18 vitesh ёshtё aktive nё median e shkruar dhe vizive mbi rolin e psikologut.
Mënyra e lançimit të projekteve shqiptare në këtë fushë si dhe elokuenca e saj kanë sjellë që zëri i Shqipërisë në takimet ndërkombëtare të respektohet për lartësinë e mendimit.



Në foto: Valbona Treska
KOHA JONË SONDAZH

