Vdekja e mjeshtrit Gëzim Kruja, aktorja Zyliha Miloti e përlotur: S’e meritonte të largohej kështu

Pas ndarjes nga jeta në moshën 80 vjeçare të kolosit të humorit Shkodran Gëzim Kruja ka reaguar e prekur aktorja e njohur Zyliha Miloti, një kolege dhe bashkëpunëtore e afërt e tij.

Zyliha Miloti në një lidhje telefonike e ka quajtur vdekjen e artistit një humbje të madhe ndërsa thekson se para një viti ai ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Po na ikin artistat me rradhë”, thotë aktorja e cila më tej shton se i vjen keq sepse Gëzimi nuk e meritonte të ikte kështu por duhet të ishte përcjellë me cermoni të madhe.

“Gëzimi para deri një viti ka qenë shëndosh i fortë i komunikueshëm. Artist i mirë. Mirëpo humbje e madhe me thënë të drejtën humbje e madhe. Desha të ngushëlloj dhe shumë familje që kanë humbur të afërmit.

Më vjen keq ma tepër sepse nuk e meritonte të ikte kështu sepse duhet të ishte përcjellë me cermoni të madhe. Më vjen shumë keq.

Si ka qenë gjendja e tij shëndetësore?

Jam lidh në telefon vazhdimisht me të. Pak a shumë e kena pritë këtë ditë. Sepse nuk hante. Po na ikin artistat me rradhë… Një brez i mrekullueshëm, po gëzimi ka qenë dhe njeri shumë i mrekullueshëm”, tha aktorja Zyliha Miloti në një lidhje telefonike për report tv.

SHKARKO APP