FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vdes komediani i njohur, Johnny Beattie

Aktori skocez dhe komediani Johnny Beattie ka vdekur në moshën 93 vjeçare, njofton BBC.

Komediani thuhet se ka ndërruar jetë paqësisht pas një periudhe të shkurtër në Shën Margaret’s Hospice pranë Glasgow.

Ylli skocez vazhdimisht ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi kaloi gjashtë dekada në skenën e komedisë skoceze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktori ishte shumë i njohur për rolin e tij si Malcolm Hamilton në “River City”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rolet të tjera të rëndësishme përfshijnë “Scotch & Wry” dhe “Rab C Nesbitt”.

Në prill të 2015-ës, ai doli në pension, pasi punoi për më shumë se 60 vjet.

Johnny kishte 33 vite i martuar me gruan e tij të ndjerë, Kitty. Kitty vdiq pas një beteje me kancerin në 1993, menjëherë pas ndarjes së tyre në 1985. Çifti ka katër fëmijë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?