Vdes në moshën 83-vjeçare nobelisti i Paqes, John Hume, artizani i pajtimit në Irlandën e Veriut
John Hume, një katolik i moderuar, i cili ka fituar çmimin Nobel për Paqe për rolin e tij në pajtimin në Irlandën e Veriut, vdiq sot në moshën 83-vjeçare, njoftoi familja e tij.
“John Hume vdiq në orët e para të mëngjesit pas një sëmundjeje për një kohë të shkurtë”, theksoi në një komunikatë familja e ish-liderit nacionalist katolik, laureati i çmimit Nobel për Paqe në 1998, viti i nënshkrimit të marrëveshjes së paqes, e ashtuquajtur e Premtja e Shenjtë, me drejtuesin protestant të Partisë Unioniste të Ulster, David Trimble.
Ish-liderit katolik nacionalist iu dha Nobel për Paqe në vitin 1998 së bashku me liderin protestant të Partisë Unionist Ulster, David Trimble, në njohje të përpjekjeve të tyre për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për 30 vitet e “Trazirave” që shkaktuan më shumë se 3 500 të vdekur.
Disa muaj më parë, në prill 1998, një marrëveshje paqeje, ashtuquajtur si e Premtja e Shenjtë, u arrit në Belfast mes Londrës, Dublinit dhe partive protestante dhe katolike.