Vdes romancieri i njohur Jean Ormesson

Romancieri Jean Ormesson vdiq pas një infarkti miokardi në shtëpinë e tij në Neuilly (periferi të Parisit) bëri të ditur e bija, botuesja Héloïse Ormesson. “Ai shprehej shpesh se do të largohej pa mundur t’i thotë të gjitha dhe ishte pikërisht dje. Ai ka lënë pas një trashëgimi me libra të mrekullueshëm”, tha ajo.

I anëtarësuar në 1973 në Akademinë Franceze, redaktor dhe ish-drejtor i Figaros (1974-1977), ai mban autorësinë e 40 veprave. Karriera e tij letrare kulmoi në 1971 me “Lavdia e perandorisë” e vlerësuar me çmimin e madh të Akademisë Franceze.

Në 2015, ai mori vlerësimin më të madh në mesin e shkrimtarëve francezë, pasi veprat e tij do të publikoheshin në koleksionin “Plejada e Botimeve Gallimard”. I lindur në Paris më 16 qershor 2016, djali i ambasadorit Jean Ormesson, ish-nxënës i Shkollës së Lartë Normale ku u diplomua për filozofi, nis karrierën e një zyrtari të lartë.

Pas anëtarësisë në delegacionet franceze dhe disa konferencave ndërkombëtare (1946-48), ai hyn në UNESCO, ku merr postin e sekretarit të përgjithshëm (1950-1992), më pas president i Këshillit Ndërkombëtar të filozofisë dhe shkencave njerëzore. Ai mori pjesë paralelisht në disa kabinete ministrore nga 1958 deri në 1965.

Bashkëpunëtor që nga 1949 në disa gazeta, Paris-Match, Ouest-France, Nice Matin ai është zëvendëskryeredaktori (1952-71) i revistës filozofike “Diogjen” përpara se të zgjidhej drejtor i përgjithshëm në 1976. Kryetar i bordit drejtues të shoqërisë të menaxhimit të gazetës “Le Figaro” drejtor i kësaj së përditshme nga 1974 deri në 1976 dhe më pas drejtor i përgjithshëm deri në dorëheqjen e tij në qershor 1977.

Jean Ormesson publikoi në 1956 romanin e tij të parë “Dashuria është kënaqësi”. Në mesin e sukseseve të mëdha letrare, “Në kënaqësinë e Zotit” (1974) që do të përshtatej në televizionin. Duke vijuar më pas “Zoti, jeta ime, vepra ime”, (1981), “Jean zëmërak dhe Jean që qesh” (1984).

Me “Historinë e hebreut endacak” (1991), “Dogana e detit”, (1994) dhe “Thuajse asgjë për thuajse gjithçka” (1996), shkrimtari i cili mori çmimin Chateaubriand (1994) për tërësinë e veprës së tij, paraqet këndvështrimin e tij për botën, me anë të artin ku ai mundet të prekë çështje të mëdha me moskokëçarje.

SHKARKO APP