Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vendet e mrekullueshme të trashëgimisë kulturore botërore, që mund të mos ekzistojnë pas 10 vjetësh

Kultura E shtunë, 25 Shtator 2021 20:54
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kur jeton në një botë të shkatërruar nga urrejtja dhe trazirat, është e lehtë të harrohet fakti që planeti ynë është një vend i mahnitshëm. Katedralet, piramidat, Muri e Madh…bota është e mbushur me thesare, të ndërtuara nga njeriu ose natyra.

Në listën zyrtare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s janë 1092 objekte. Por çdo minutë, çdo orë, e çdo dite, një kombinim toksik i ndryshimeve klimatike, marrëzisë njerëzore dhe fatit të keq, rrezikon t’i fshijë nga faqja e dheut këto thesare.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Rezervati Selous Game në Tanzani, mund të zhytet së shpejt nën ujë

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ky rezervat, njihet ndryshe si Zvicra Afrikane, vetëm në vend të majave Alpine, ka ligatinat e ulëta, dhe në vend të çokollatës ka elefantë, gjirafa, rinocerontë, dhe 12 % të qenve të egër të kontinentit. E klasifikuar në vitin 1982, si pejsë e trashëgimisë botërore, ajo është një nga zonat e fundit të Afrikës së egër, që është e pashqetësuar nga njerëzit. Por, qeveria e Tanzanisë ka miratuar plane për të ndërtuar digën e një HEC të madh, ç`ka parashikohet të përmbytë pjesë të mëdha të këtij rezervati.

Pylli i lashtë polak Bialovieza, po shfaroset si psojë e prerjeve masive

Jo shumë kohë më parë, Evropa mbulohej me pyje të mëdha e të padepërtueshme, ku jetonin ujqër dhe arinj të shumtë. Pastaj erdhi revolucioni industrial, dhe papritmas i gjithë ai pyll primitiv u zvogëlua në vetëm disa pika të vogla nga kompanitë e këndëve drusore. Pylli Bialovieza, një pjesën e vogël e historisë së lashtë në kufirin polako-bjellorus, është shtëpia e një të katërtës të bizonit evropian.Por, duke nisur nga viti 2016, qeveria polake filloi të lejojë prerjet në zonën e mbrojtur, duke çuar në atë që ka fillyar të njihet si “Pocalypse Tree”. Në fund, BE ndërhyri, por, kur kjo ndodhi, ishin prerë ndërkohë mbi 100.000 pemë të lashta.

Kryeqyteti i lashtë i Jemenit, është kthyer tashmë në grumbull të madh pluhuri

Në shekullin XI-të, një grup njerëzish që jetonin në qytetin e lashtë arab të Sanas, filluan të ndërtonin shtëpi të tmerrshme me baltë të kuqërreme të pjekur, për t’u bërë tulla. Ndërtesat që ngritën ishin krejtësisht hipnotike. Të holla, të trasha dhe të zbukuruara, ato u ngjanin më shumë ëmbëlsirave gjigante.

Gjashtë mijë prej këtyre shtëpive të vjetra, kanë mbijetuar deri në kohët moderne., duke u bërë pjesë e trashëgimisë botërore. Por, që nga viti 2015, gjthçka nisi të shkatërrohet për shkak të luftës civile në vend. Në vitin 2018, Reuters raportoi se shtëpitë e bukura të vjetra të Sana ishin reduktuar kryesisht në pluhur dhe rrënoja.

Shumica e siteve të lashta të artit shkëmbor në Libi, janë zhdukur tashmë

A e dini se Saharaja, nuk ka qenë gjithmonë një shkretëtirë e madhe? Vendet e lashta të artit shkëmbor në Tadrart Akakus në jugun e Libisë, janë një shembull i tillë. Një seri pikturash shpellore, që datojnë që nga vitet 12.000 Para Erës Sonë, tregojnë se si bota e Saharasë, ka ndryshuar gjatë mijëvjeçarëve.  Por në vitin 2018, UNESCO publikoi ​​një raport të zymtë në këtë vend, pas viteve të luftës civile në Libi. Ata thane se mbi 95 % e pikturave ishin dëmtuar ose vjedhur.

Abu Mena në Egjipt, mund të shembet nga moment në moment

Shumë kohë më parë, Abu Mena në Egjipt ishte një metropol bizantin i krishterë, që shërbente edhe si një qendër pelegrinazhi. E shkatërruar ndër shekuj, Abu Mena duket sot më pak si një qytet, dhe më shumë si një grumbull kolonash të thyera. Gjithseso në vitin 1979, UNESCO e renditi këtë sit, si po aq të rëndësishëm me Tebën. Qyteti është dëmtuar rëndë nga përmbytjet, ndërsa përpjekjet e autoriteteve lokale nuk kanë dhënë rezultatet e pritshme.

Gjysma e Barrierës Koralore në brigjet ustraliane, ka vdekur

Sipas Agjencisë Evropiane të Hapësirës, Barriera e Madhe Koralore jashtë bregut në veri të Australisë, janë të vetmet specie që mund të shihen me sy të lirë nga hapësira, për shkak të gjatësisë së tyre prej 2.000 kilometrash. Në vitet 2016-2017, rritja e temperaturës së ujit, e shkaktuar nga ndryshimet klimatike, shkaktuan ngordhjen ne masë të koraleve.

Qyteti i lashtë uzbek Shahrisabz në Rrugën e Mëndafshit, po shndërrohet në një park modern

Në shekujt XV-XVI, qyteti i Shahrisabz në Uzbekistanin e sotëm, ishte pikë e rëndësishme ndalimi në Rrugën antike të Mëndafshit. Ai u zgjerua me shumë pallate të mëdha dhe shumë statuja. Shumë prej tyre, mbijetuan deri në kohët moderne, duke i dhënë Uzbekistanit një destinacion të dytë të rëndësishëm turistik, jashtë Samarkandit.

Por në vitin 2017, qeveria vendase bëri gafën e ndërtimit të një parku mbi rrënojat e qytetit të vjetër, që u sheshuan me buldozer. UNESCO e liston ende Shahrisabz si një vendbanim të lashtë “të rrezikuar”, duke sugjeruar se ndërtesat e mbetura shekullore mund të rrëzohen së shpejti.

Qendra historike e Vienës nuk do të shkatërrohet, por mund të fshihet nga lista e UNESCO-s

Vjena, kryeqyteti i Austrisë, është një qytet i begatë në një vend të pasur. Ai është etiketuar si vendi më i jetueshëm në botë. Në vitin 2017, Këshilli i Bashkiak i Vjenës, dha leje për ndërtimin e një kompleksi gjigand hotelesh luksoze dhe kullash të mëdha, që do të ndërtohen në qendër të Vjenës.

Kur UNESCO dëgjoi për këtë lajm, deklaroi se një projekt i tillë monstruoz, do të kompromentonte karakterin historik të qendrës së qytetit. Projekti mund të nisë të zbatohet në vitin 2020 ose 2021, dhe mund ta nxjerrë Vjenën nga lista e trashëgimisë botërore.

Një numër i madh i siteve historike të shkatërruara në Siri, nuk do të rindërtohen

Veç masakrave ndaj njerëzve, ISIS bëri kërdinë në Siri edhe me objektet e vjetra historike. Monumente me një vlerë të paçmueshme, u hodhën në erë nga xhihadistët, ndërsa shumë të tjera u prishën nga bombardimet ajrore të regjimit të Asadit. Çdo një nga gjashtë sitet arkeologjike në Siri, është klasifikuar si e rrezikuar nga UNESCO. Dhe në kushtet kur kaosi atje vazhdon, rindërtimi është një mision gati i pamundur.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 6 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 6 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 6 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 6 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 6 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 6 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 9 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 8 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.