Veprat e piktorit të njohur francez, me pushtetarët shqiptarë të Orientit
Në veprat e tij zinin një vend të rëndësishëm në artin e tij. Në shekullin e XIX, Egjipti ishte pjesë e Perandorisë Osmane nën sundimin e dinastisë shqiptare të themeluar nga Mehmet Ali Pasha (1769-1849). Për këtë arsye, shumë shqiptarë, ndër të cilët shumë anëtarë të trupave të jeniçerëve, ishin vendosur në brigjet e Nilit.
Gerome ishte i magjepsur nga ecja e tyre krenare, nga shkëlqimi i armëve dhe nga veshjet e mahnitshme, sidomos nga fustanellat e bardha që mbanin.
Deri në fund të jetës vazhdoi të pikturonte figura shqiptare. /Telegrafi/