Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Vetëm budallenjtë janë të kënaqur”! Danilo Kish: Këshilla një shkrimtari të ri

Kultura E mërkurë, 22 Shtator 2021 16:26
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
  • Kultivo dyshimin ndaj ideologjive dhe parimeve dominuese.
  • Qëndro larg nga parimet.
  • Ki mendjen të mos e ndotësh gjuhën tënde me atë të ideologjive.
  • Binde veten se je më i fortë sesa gjeneralët, por mos u mat me ta.
  • Mos beso se je më i dobët sesa gjeneralët, por mos u mat me ta.
  • Mos beso në projekte utopike, përveç se tek ato që i koncepton vetë ti.
  • Tregohu njëlloj krenar përpara parimeve dhe turmave.
  • Ki ndërgjegjen e qetë për sa u përket privilegjeve që të jep zanati yt prej shkrimtari.
  • Mos ngatërro mallkimin e zgjedhjes tënde me shtypjen klasore.
  • Mos u obsesiono nga urgjencat historike dhe mos beso në metaforën e trenave të historisë.
  • Domethënë mos vrapo të hipësh në «trenat e historisë»: është vetëm një metaforë idiote.
  • Kujto gjithmonë këtë thënie: «Kush godet objektivin, gabon gjithçka».
  • Mos shkruaj reportazhe për vende që i ke vizituar si turist: të mos shkruash aspak reportazhe, nuk je gazetar.
  • Mos beso në statistikat, numrat, deklaratat publike: realiteti është ajo që nuk shikohet me sy të lirë.
  • Mos vizito fabrikat, kolkozet, kantieret: përparimi është diçka që nuk shikohet me sy të lirë.
  • Mos u merr me ekonomi, sociologji, psikanalizë.
  • Mos ndiq filozofitë orientale, zen-in, budizmin, etj., ke gjëra më të rëndësishme për të bërë.
  • Ji i vetëdijshëm për faktin se fantazia është motra e gënjeshtrës, kështu që është e rrezikshme.
  • Mos u shoqëro me asgjë: shkrimtari është i vetëm.
  • Mos u beso atyre që thonë se kjo është më e keqja e botëve.
  • Mos beso tek profetët, pasi je ti profeti.
  • Mos bëj profetin, arma jote është dyshimi.
  • Ki ndërgjegjen e qetë. Parimet nuk kanë të bëjnë me ty: je ti parim.
  • Ki ndërgjegjen e qetë. Minatorët nuk kanë të bëjnë me ty: je ti minator.
  • Dije se ajo që nuk u ke thënë kurrë gazetave nuk ka humbur përgjithmonë: është torfa.
  • Mos shkruaj me komandë për faktet e ditës.
  • Mos vër bast mbi çastin. Do të pendoheshe.
  • Mos vër bast as mbi përjetësinë. Do të pendoheshe.
  • Ji i kënaqur me fatin tënd. Vetëm budallenjtë janë të kënaqur.
  • Mos ji i pakënaqur me fatin tënd. Je një njeri i zgjedhur.
  • Mos kërko shfajësime morale për njerëz që kanë tradhëtuar.
  • Ruaju nga «koherenca e tmerrshme».
  • Ruaju nga analogjitë false.
  • Besoju atyre që e paguajnë shtrenjtë moskoherencën e tyre. Mos u beso atyre që e shesin shtrenjtë moskoherencën e tyre.
  • Mos mbështet relativitetin e të gjitha vlerave. Hierarkia e vlerave ekziston.
  • Priti me indiferencë shpërblimet e princave, por mos bëj asgjë për t’i merituar.
  • Bindu se gjuha më të cilën shkruan është më e mira e të gjithave, pasi nuk ke tjetër.
  • Bindu se gjuha në të cilën shkruan është më e keqja, anipse nuk do ta ndryshoje me asnjë.
  • Mos ji servil. Princat të marrin për portier.
  • Mos ji mendjemadh. Do te dukesh si portieri i parimeve.
  • Mos beso se ajo që shkruan është e kotë nga pikëpamja sociale.
  • Mos beso se ajo që shkruan është një punë «shoqërisht e dobishme».
  • Mos besoj se ti vetë je një anëtar i dobishëm i shoqërisë.
  • Mos lejo të bindesh se për këtë je një parazit i shoqërisë.
  • Krijo një opinion personal për gjithçka.
  • Mos e shpreh opinionin tënd personal për gjithçka.
  • Fjalët e tua janë më të çmuarat.
  • Mos fol në emër të kombit tënd. Kush je ti që të përfaqësosh këdo, përveç vetvetes?
  • Mos qëndro në opozitë. Ti nuk je përballë, je nën.
  • Mos u vendos përkrah pushtetit. Ti je sipër.
  • Lufto padrejtësitë sociale, pa e bërë atë program.
  • Mos lejo që lufta kundër padrejtësive sociale të të shmangë nga rruga jote.
  • Njihe opinionin e të tjerëve dhe më pas harroje.
  • Mos bëj ndonjë program politik, mos bëj asnjë program. Ti krijon nga magma dhe nga kaosi i botës.
  • Ruaju nga kush të propozon zgjidhje finale.
  • Mos ji shkrimtar i pakicave.
  • Sapo një komunitet kërkon të të të adopotojë, vure veten në diskutim.
  • Mos shkruaj për «lexuesin mesatar»: të gjithë lexuesit janë mesatarë.
  • Mos shkruaj për elitën. Elita nuk ekziston. Elita je ti.
  • Mos mendo për vdekjen dhe mos harro se je i vdekshëm.
  • Mos beso në pavdekshmërinë e shkrimtarëve, janë budallallëqe profesorësh.
  • Mos ji serioz në mënyrë tragjike. Është gjë komike.
  • Mos bëj komedianin. Bojarët janë mësuar me argëtimin.
  • Mos bëj lolon e oborrit.
  • Mos beso se shkrimtarët janë «ndërgjegja e njerëzimit»: ke parë tashmë shumë batakçinj.
  • Mos e beso se je asgjë dhe askushi: ke eksperimentuar tashmë se princat kanë frikë nga poetët.
  • Mos shko drejt vdekjes për asnjë ide dhe mos bind asnjë që ta bëjë.
  • Mos ji frikacak dhe përbuzi frikacakët.
  • Mos harro se heroizmi kërkon një çmim shumë të lartë.
  • Mos shkruaj në raste festash dhe përkujtimesh.
  • Mos shkruaj elozhe: do të pendoheshe.
  • Mos shkruaj fjalime funebër për heronjtë e kombit: do të pendoheshe.
  • Nëse nuk mund ta thuash të vërtetën, hesht.
  • Ruaju nga gjysmë të vërtetat.
  • Kur e gjithë bota feston, nuk ka arsye që edhe ti të marrësh pjesë.
  • Mos u bëj favore princave dhe bojarëve.
  • Mos ji tolerant prej edukatës.
  • Mos e përhap të vërtetën me çdo kusht: «Me budallenjtë nuk debatohet».
  • Mos u bind se të gjithë kanë njëlloj të drejtë dhe se shijet nuk diskutohen.
  • «Të jesh dy veta gabim nuk do të thotë se po dy veta mund të kenë të drejtë» (Karl Popper).
  • «Të pranosh se një tjetër ka të drejtë nuk na mbron nga një rrezik i mëtejshëm: të besuarit se ndoshta të gjithë kanë të drejtë» (idem).
  • Mos debato me injorantët për gjëra që i dëgjojnë për herë të parë nga ty.
  • Mos ki mision.
  • Ruaju nga ata që kanë mision.
  • Mos beso në «mendimin shkencor».
  • Mos beso tek intuita.
  • Ruaju nga cinizmi, edhe nga i joti.
  • Shmang klieshetë ideologjike dhe citimet.
  • Ki kurajo të thuash se poezia e Aragonit për lavdinë e GPU-së është turp.
  • Mos kërko rrethana lehtësuese.
  • Mos u bind se në polemikën Sartre – Kamy kishin të drejtë të dy.
  • Mos beso në të shkruarën automatike dhe në «papërcaktueshmërinë e qëllimshme»: ti aspiron për qartësinë.
  • Refuzo shkollat letrare që të imponohen.
  • Kur dëgjon të flitet për «realizëm socialist», hiq dorë nga çdo diskutim i mëtejshëm.
  • Lidhur me temën «letërsi e impenjuar» rri i heshtur si peshku. Lërua profesorëve.
  • Tregoji rrugën kujt krahason kampet e përqëndrimit me Burgun e la Santé.
  • Mallkoje 100 herë atë që thotë se Kolyma ishte ndryshe nga Auschwitz.
  • Kush pohon se në Auschwitz shfarosnin vetëm morrat dhe jo njerëzit, kape për leckash dhe flake tej.
  • Dhe kush thotë se e gjitha kjo përfaqëson një «domosdoshmëri historike», bëji të njëjtën gjë.

Përgatiti: ARMIN TIRANA / bota.al

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 6 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 10 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.