Videoja frymëzuese, Princesha e ardhshme ndryshoi botën që 11 vjeç (VIDEO)
Princesha e ardhshme, Meghan Markle, ka luftuar në krah të së drejtës që kur ka qenë e vogël. Më 93-shin, kur ishte vetëm 11 vjeç, Meghan i dërgoi një letër zonjës së parë të atëhershme, Hillary Clinton-it dhe Gloria Allred, përkrahëse e të drejtave të grave, pasi pa një deklaratë seksiste në një reklamë për një ilaç enësh.
“Gratë po luftojnë yndyrën në tigane,” thuhej në reklamë. Të njëjtën letër Markle ia dërgoi edhe Procter & Gamble, kompanisë që prodhonte ilaçin dhe nuk vonoi shumë drisa kërkesa e saj u realizua.
“Nuk besoj se është e drejtë që fëmijët të rriten duke menduar se mamaja i bën të gjitha,” u shpreh Meghan në një klip që u transmetua këtë javë në media.
“Është gjithmonë ‘mami bën këtë, mami bën at뒔. Pas letrave të saj reklama u ndryshua dhe u zëvendësua me ‘Njerëzit në të gjithë Amerikën po luftojnë…”. Në 2015-tën, ndërsa jepte një fjalim si ambasadore e të drejtave të grave, Meghan reflektoi rreth këtij kapitulli në jetën e saj.
“Në atë moment kuptova magnitudën e veprimeve të mia. Në moshën 11-vjeçare krijova një impakt të vogël dukë luftuar për barazinë gjinore,” tha ajo asokohe. Ja që jo kushdo mund të bëhet princeshë. Princi Harry ka bërë një zgjedhje të zgjuar.