Viola Çullhaj: “Jam musliman”, një libër për kohë të errëta
Nga Viola Çullhaj
Mbarova së lexuari librin e Blushit. Një libër i jashtëzakonshëm, brilant. Uroj që autori ta shijojë gjithë rrëmujën që ka krijuar në trurin e idiotëve dhe injorantëve, por edhe në mendjen e çdo djalli me pushtet, që luan në hije këtë lojë të mbrapshtë në kurriz të një populli. E meritojnë një tallje dhe ndëshkim të tillë.
E meritojnë edhe ajo pjesë e mençur e popullit, që hesht si i tredhur; hesht i frikësuar atëherë kur nuk duhet dhe mundet nga kërrmat në heshtjen e tij. Ky libër është një këmbanë që bie fort, sikur të lajmëronte vdekjen e identitetit tonë.
Ky ishte padyshim libri që i duhej lexuesit shqiptar në këto kohë të errëta marrëzie, ku dita-ditës po harrojmë kush kemi qenë dhe po humbim vetveten, bashkë me çdo vlerë morale e njerëzore, duke u kthyer në shtazë e bagëti. Urojmë që këtë këmbanë ta dëgjojë edhe Evropa e këmbanave.
E ndërkohë që turma mallkon, unë dhe të tjerë si unë themi: “Të lumtë, Blush! Ke goditur në shenjë, sepse mallkimet e turmës dhe tmerri i saj janë matësi më i mirë për të kuptuar cilësinë dhe vërtetësinë e një vepre.
KOHA JONË SONDAZH

