Viti 1911, kur për bukurinë e vashës shqiptare shkruhej në “New York Times”
Kur kthejmë vështrimin nga historia e vendit tonë, dominuese janë betejat për liri, lavdi dhe varfëria e vuajtjet e pafundme të këtij kombi.
Literatura, mediat, e historianët janë fokusuar gjithnjë te beteja e vështirë për t’ju transmetuar brezave realitetin e kohërave të vështira, falë të cilave kemi një të tashme. Probleme ka edhe sot, por tashmë kemi një Shqipëri të pavarur që ka armik vetëm veten, shkruan KultPlus.com.
Në morinë e dëshmive është folur edhe për gratë. Kryesisht për ato që morën pushkën, luftuan e u flijuan. Por, sa është komentuar bukuria e vashave shqiptare? Gjithnjë e më shumë po u “hiqet pluhuri” fotografive që nuk dihej se ekzistonin. Fotografët, gazetarët dhe historianët e huaj na e kanë bërë këtë “nder”, thekson kultplus.al.
Në kohët kur Shqipëria e trazuar luftonte të bëhej shtet, të huajt nuk kishin se si të mos ndalnin shikimin e aparatët e tyre përballë bukurisë natyrale të vajzave shqiptare.
Një fotografi e publikuar nga prestigjiozja “New York Times” në vitin 1911 është dëshmi e qartë për këtë. Vajza shqiptare e veshur me elementë të kostumit popullor, e lirshme para aparatit sikur të kishte një jetë që pozon dhe e stolisur me hijeshi na tregon një Shqipëri të bukur që pak njihet.