Vlonjaku prefekt dhe deputet i Dragashit-Kosovë
Nga Agim Jazaj –
Koha do rrjedhë në rrjedhën e vet, do fshij ata që duhet fshirë dhe do ruaj ata ato që duhet të mbeten.
Në alatrin e atdhetrisë të historisë dhe përjetësisë do mbeten të gdhendur edhe figura shumëdimensionale e birit të Labërisë: Xhemil Sherif Çelaj (Veraj), ish prefekt i Prizrenit, Deputet i Dragashit, Petagog i Universitetit (Fakulteti ekonomik) të Tiranës, etj
* Te vëllezërit e një gjaku, u bë i shtëpisë vlonjaku…
Xhemil Çelaj lindi më 15 maj të vitit 1910, në Gjorm të Vlorës. Ai kaloi një fëmijëri të vështirë. Pas vdekjes së nënës, i vdiq edhe babai. Qysh në fëmijërinë e tij, i vogëli mbeti nën kujdesin e madh, e vëllait të madh të tij: Muço Sherifi, një ndër burrrat e shquar, me kontribut të kohës, fisnik, i dashur dhe patriot!
Nëpër rreshtat e kujtimeve të tij, por dhe në faqet historike, kujtimet e personaliteteve, bashkëudhëtarve të tij, s’ka si të mos emonicionohesh, me madhimin dhe kontributin e këtij inelektuali, përfaqsues, (të kësaj sëre), atdhetar të kulluar, ish pedagog i universitetit: “Leonardo da Vinçi”, të Bolonjës, deputet i Dragashit- Kosovë, pedagog i UT- Tiranë…
Xhemil Sherif Çela, me mbarimin e shkollës fillore në vendlindje, nisi shkollimin në Itali dhe në vijim kreu shkollën; “Harri Fulc”, pa e përfunduar atë, pasi dikush raportoi se ai ndihmonte dy bonjakët që flinin përkohësisht në konvktet e asaj shkolle…
*Gjenerali gjerman në kremtimin e festës së Pavarësisë, në vitin 1941, u ngrit e tha: “Ta pimë këtë gotë për shëndetin e këtj djali fisnik. Më mirë një armik si ky, se miq si ata në sallë”…
*Vitet rrjedhin në shtratin e tyre. Me vete bartin njerëzit e përmasave të mëdha, duke u bërë ballë marrëzisë së kohëve të marra, pa i rrëmbyer në vorbullën e jetës, mes harresës së brezave, pa mundur e zvëndësuar dot: Korifejt me lakejt, Atdhetarët me tradhëtarët, Realët me iformalët, Vlerat me plehërat, Shënjtorët me dhunuesit, ata që Shërbejnë, me këta që rrëmbejnë, ata që Vrapojnë, me ata që pengojnë, ata që Ndërtojnë, me këta që rrënojnë, Zyrën me zgjyrën, Shtetin me mafian!…
Këta bij, i ruajmë në altarin e pavdeksisë, shëmbëlltyrë e shoqërive të përparuara dhe të emancipuara, nga duhet të frymëzohemi: Të bëhemi njërëz, të çertifikohemi qytetarë…
Këta burra vendi, por dhe kombi, janë gurë të çmuar dhe gurrë e pa shuar e shoqërisë, të një populli fisnik, që ndjen etje të përhershme për Kalorës të tillë.
Një ndër këta Kalorës, ishte dhe mbetet edhe Dr. Xhemil Sherif Çela,
i cili (dhe të tillët) është larguar nga bota e të gjallëve, po rrojnë mes të gjallëve, në përjetësi, për një shoqëri me memorje…
Ai lindi në Gjorm të Vlorës, më 15 Maj të vitit 1910. Qysh në fëmijërinë e tij, i vogël mbeti nën kujdesin e madh, të vëllait të tij të madh: Muço Sherifi, një ndër burrrat e shquar dhe me kontribut të kohës, fisnik, i dashur dhe patriot!
Pasi përfundoi shkollën fillore në vendlindje me zellin për dije, kreu studimet në shkollën: “Harri Fulci”, e më pas nisi studimet në Itali.
Në vitin e fundit e përjashtoi nga shkolla e “Fulci”, sepse dikush e raportoi se; studenti: Xhemil Çela ndihmonte dy bonjak, që flinin përkohësisht në konviktin e kësaj shkolle. Përjashtimi nga shkolla i solli shumë lëndim. Për këto arsye ai shkon sërish në Itali, në shkollën e Kadetave. Pasi përfundoi studimet në dy fakultete, në atë të Ekonomisë dhe të Jurispudencës, për disa vite dha mësim si pedagog në Universitetin “Leonardo da Vinçi”, të Bolonjës!
Pas protestës së shumë studentëve shqiptar për pushtimin e Shqipërisë nga Italia, edhe Dr. Xhemilin, si shumë të tjerë e internuan në Libi. Më pas erdhi në Shqipëri. Në vitin 1941 e burgosi qeveria fashiste për disa muaj.
Pasi kapitulloi Italia, qeveria shqiptare në vitin 1943, e caktoi si sekretar i MPB në Kosovë, ku “Vlonjakun” e deshën shumë vëllezërit e një gjaku, dhe më pas e zgjodhën si zvëndës Prefekt, e në vijim Prefekt, deri dhe më pas Deputet i krahinës së Dragashit.
Prej Dragashit e transferojnë në Prizren, si prefekt të asaj Krahine.
*Te vëllezërit e një gjaku,
Në çdo vatër Kosovare,
U bë i shtëpisë vlonjaku,
Dhe ka mbetur në thesare…
Pas një kohe, ushtria gjermane, kur erdhi në Kosovë, Gestapua e arrestoi dhe e internuan në disa kampe naziste si në: Mathauzen, Klok deri në kapitullimin e nazizmit. Në vitin 1945 dr. Xhemili u kthye në Atdhe. Qeveria e kohës, nuk i ofroi punë. Ai u punësua në; “Shoqërinë UNRRA”. Më pas, fal reputacionit, kontributit dhe performancës, u emrua si pedagog në shkolla të ndryshme të mesme në Tiranë, dhe për 26 vjet, si pedagog i Fakultetit Ekonomik, në Universitetin e Tiranës, ku ka lënë gjurmë të pa shlyeshme në atë universitet.
Nëpër kohë, në shënime…
“Nga ditët e para të shkollës: “Ishte pranverë, ose verë e vitit 1915-1916, nuk më kujtohet mirë, papritur e pa pandehur në shtëpinë time në fshat, vijnë një grup oficerash italian.
Ushtria italiane në fshat, pranë kazermave të veta, ndërtoi edhe shkollën fillore. Kur mbushëm moshën e shkollës, komanda ngarkoi edhe mësuesin për të dhënë mësim. Mësuesi i parë i fshatit nisi dhe regjistrimin e nxënësve vetëm për meshkuj, ndërsa nuk i pranonin vajzat. Mësuesi ishte më uniformë e grada ushtarake. I thoshin “marshall”. Mesimin e parë e nisëm me alfabetin italian. Kur vinim në shkollë mësuesi na priste mirë, me buzëqeshje. Një ditë na ofroi dhe nisi të na fliste. Dëgjoni miq të mi. Unë e di që më doni, po edhe unë u dua shumë. E dini ju se ka diçka më shumë rëndësi që na bashkon: Është gjaku ynë, gjaku i Skënderbeut, gjaku i shqiponjës, gjaku ynë i përbashkt. Unë jam shqiptar, nga fisi i Skënderbeut, ju nuk e njihni akoma”…
Këto fjalë të mësuesit na gëzuan pa masë. Atë ditë me të arritur në familjet tona, u treguam njerëzve tanë atë që kishim mësuar nga mësuesi dhe familjarëve i’u bë zemëra mal. Im at që nuk i onepste dot italianët, u gëzua shumë dhe më porositi që të nesërmen t’i lutesha mësuesit në emër të familjes, të vinte te ne për darkë. Mësuesin e gëzoi pa masë kjo ftesë e familjes sime! Darkë, të cilën unë s’e harrojë kurrë, qe me të vërtetë e mrekullueshme! Ne ftuam, përveç fisit dhe miqve tanë, edhe shumë fshatar. Pas darkës filloi një muhabet i ngrohtë, si në një familje të madhe, që zgjati gati tërë natën, deri afër mëngjesit. Në atë mbrëmje babai fare pa pritur thirri edhe gratë, duke përciellë mesazhin se ishin të mbledhur rreth një vatre me gjak shqiptar, ishin të një rrace, rracës së Skënderbeut. Dhe mësuesin e konsideronim si njeriun e shtëpisë. Mësuesi me atë shqipen e çalë- kalabreze, nis të spejgonte me ngadal historinë e kombit tonë. Të gjithë u entuziasmuam nga biseda e mësuesit.
Pas asaj nate mësuesi i huaj, por i një gjaku u bë si i shtëpisë dhe vinte e llafosej me atin tonë, në vatrat tona.
Në regjimentin e Gjormit ishin shumë kalabrezë…
Të nxituar nga këto ndjenja ne nxënësit i drejtuam mësuesit tonë një sërë pyetjesh, ku ndër të cilat ishte dhe kjo: ”Zotni mësues, përse në fshatin tonë nuk ka një shkollë shqiptare, por vetëm italiane? Ose, pse në këtë shkollë nuk mësohet edhe gjuha amëtare”? ”Mësuesi na dha këtë përgjigje: “Unë nuk jam kompetent t’u përgjigjem këtyre pyetjeve, sepse unë jam vetëm mësues i thjeshtë dhe nuk lejohem të merem me politikë…
“Gjuhën shqipe ju e kini dhe vazhdoni ta mësoni, nga prindërit tuaj, nga familjarët, nga fshatarët dhe miqtë tuaj. Ju kini lindur, rriteni e jetoni në atdheun tuaj, në Shqipëri, ku flitet shqip, gjuha e Skëndebeut, gjuha e të parëve tanë, gjuha e mëmëdheut”!…
Kujtime nga Kosova…
Ditën e zezë të 7 Prillit 1939, kur fashizmi okupoi Shqipërin e përshkruan dr. Xhemili: Unë isha në Torino, student e i viti të fundit, në fakultetin e ekonimisë. Në maj të atij viti nisën dhe provimet. Kisha dhënë tre provime dhe kisha dhe tre për të dhënë për të cilët isha përgatitur. Papritur konsulli shqiptar (konsull nderi italian) zoti Lagraxhe, na njoftoi se: Ministria e Jashtëme Italiane do të na çonte në Tripoli për shëtitje!
Në realitet, meqënsë në Torino do të bënte një vizitë Musolini, sigurimi italian do të na hiqte nga Torino, për të evituar çdo të papritur nga ana e shqiptarëve. Ishim 60 student oficerë shqiptar. Po kur ne refuzuam këtë ofertë, atëherë ndërhyri karabienieria që na nisi për në Tripoli, pa vullnetin tonë. Pasi qëndruam atje për një muaj koesturët italian na shoqëruan, e na hipën në një anije dhe na kanë zbarkuar në Durrës!
Erdha pa një dyshkë në xhep. Një nga shokët më tha se në një zyrë italiane kërkohej përkthyes. U paraqita në ata zyrë dhe pasi panë librezën time të universitetit dhe bën pak muhabet me mua, më thanë se mund të filloja qysh atë ditë. Në këtë punë vazhdova rreth për një vit, me një pagë shumë të vogël. Një ditë vjen në zyrë komandanti i skuadrës mobile të karabinierisë dhë më thot se unë arrestohesha, pra duhej të shkoja në zyrën e tij. Atje më lexoi aktakuzën sikur unë kisha bërë gjoja skicën për bombardimin e Durrësit!
Në të vëtetet, një natë më parë nga dita e arrestimit tim një areoplan anglez lëshoi ca bomba, nga të cilat njëra ra në pullazin e shtëpisë së një italiani, duke vrarë gruan dhe fëmijët.
Këtë italian, një siçilian, i ndyrë e kriminel, e kisha rrahur një herë mirë, sepse më kishte fyer. Duke u nisur nga kjo ngjarje, italianët konkluduan se unë isha shkaktar i atij bombardimi. E vërteta ishte se unë isha simpatizant i LANÇ dhe urrejtjen kundër okupatorit e shfaqja hapur!
Më mbajtën njëfarë kohë në burg, por kur prokurori Mit’hat Mustafaraj, nga Kanina, mik i familjes sime kërkoi nga SIMI prova dhe fakte për akuzën që më bëhej, fashistët mbetën më gjuhë mbyllur. Kështu prokuroria hodhi poshtë akuzën dhe urdhëroi lirimin tim.
Në nëntor të vitit 1943 qeveria shqiptare më emroi sekretar të MPB me funksionin e nënprefektit të Dragashit në Kosovë.
Çetat e mëdha atë kohë të përbëra nga hajdut e grabitqarë, grabisnin qindra e mijëra krerë bagëti, dhën, lopë kuaj, qe. Si hanin e pinin mirë, i lidhnin të zotët e shtëpisë dhe vinin përpara çdo gjë të gjallë dhe rrëmbenin sa mundënin ushqime e plaçka shtëpiake…
Kjo ishte gjëndja, kur una vajta në Dragash.
Një ditë një grup fshatarësh mu ankuan se kapiteni i rekrutimit i shfrytëzonte fshatarët, duke marë prej tyre: gjalp, djath, lesh, vezë, qumësht e kos, pula qëngja, keca, etj, pa pagesë.
E thirra kapidenin dhe e ballafaqova me fshatarët që më ishin ankuar dhe i vura një afat 15 ditor të rregullonte marëdhëniet me fshatarët.
Që nga ai çast kosovarët e Dragashit, filluan të më besonin e të afroheshin së tepërmi me mua!
“Komiteti për Mbrojtjen e Kosovës” më ngarkoi që eksperiencën e Dragashit ta përhapja në gjithë territorin e Kosovës, duke më vënë në dispozicion policinë dhe xhandarmërinë”… Duke i besuar vlonjakut, vëllëzërit e një gjaku, trokisnin në zyrën e tij, duke trokitur e gjetur hapur derën e zemërës…
“Një ditë më vjen një fshatar nga Vranishti në zyrë dhe më kërkon një pushkë për të mbrojtur vajzën e tij 15-16 vjeçe. I thash të transferonin në një ambinet tjetër dhe vajzën të mbronim me forcën e ligjit, dhe të rendit. Ai instistoi në të vetën. Munda ti jap një pushkë dhe një arkë me municion, por ai erdhi pas pak ditësh tek unë, por këtë radhë më tepër i vdekur se sa i gjallë. Vajzën i’a kishin grabitur dhe për më tepër disa fshatar të hoxhës e kishin gjetur atë të vdekur në një kodër.
Ky akt barbar ngriti peshë popullin e Kosovës, unë, pasi ngushëllova hoxhën, i premtova se hakun e vajzës nuk do ta linim pa marë”…
Komiteti: “Për Mbrojtjen e Kosovës” më falënderoi.
Mirpo… “Një ditë më erdhi një letër kërcënuese nga hajdutëria se unë kisha rënë në gjak me ta dhe se ata do të hakmerreshin”. Atëherë Ministria e Brëndëshme më urdhëroi të zbrisja në Prizren dhe të meresha me punët e prefekturës, duke mbajtur edhe Dragashin nën kujdes. Dragashi pas vendosjes së kufijve, unë kërkova nga populli që të bëhej pajtimi i hasmërive. Dhe këtë propozim populli e pranoi me kënaqsi dhe aksioni i pajtimit vazhdoi për dy muaj. Në shënjë mirënjohje populli i Dragashit më zgjodhi Deputet, pa e synuar, e vënë kanditaturë për një ofiq të tillë”.
Prizren, në festën e Pavarësisë
Më 28 Nëntor të vitit 1943, Prizreni festoi shpalljen e Pavarësisë, ngritjen e Flamurit në Vlorë.
Në një sallë ta madhe ishin mbledhur qindra e qindra shqiptarë për të festuar këtë akt historik. Aty ishte dhe gjenerali gjerman dhe shumë oficerë të tjerë. Pasi e përshëndetën sallën, disa prej pjësëmarrësve, e mori fjalën kosovari: Ibrahim Femiu, përgjegjës për arsimin e Kosovës. Ky nuk tha asnjë fjalë, por kërkoi të flisja unë si vlonjat.
*Në ditën e Pavarësisë,
Birit të Vlorës i kërkuan,
Fjalën gjatë ceremonisë,
Nga goja e tij dëgjuan…
Por unë i’u përgjigja se; nuk më vintë dorësh të flisja, të mbaja fjalime.
Kosovarët e sallës thanë se; unë isha i detyruar të thoshja të paktën dy fjalë, sepse isha vlonjat dhe Flamuri u ngrit në Vlorë. Atëhere desha s’desha u ngrita dhe i’u drejtova sallës me këto fjalë: Vëllezër kosovarë, unë ju thash se nuk jam i aftë për fjalime, megjithatë për hatrin tuaj do të mundohem të them diçka. Por më përpara dua t’ju pyes, pse jemi mbledhur sot në këtë sallë? Ata mu përgjigjën: Vërtetë nuk e ditke ti përse jemi mbledhur”? Jemi mbedhur këtu për të festuar festën tonë të madhe, festën e Çlirimit tonë Kombëtar, ditën e ngritjes së Flamurit të Skënderbeut në Vlorë.
*A festohet Pavarësia,
Me pushtuesin në sallë,
Neve na mungon Liria,
Shpata ra mbi gjeneralë…
Dhe unë vazhdova: Vëllezër Kosovarë, a mund të ket ditë çlirimi e festë çlirimi me një okupator të tmerrshëm në sallë?
Gjermanët kanë ardhur në truallin tonë pa vullnetin tonë, pra ata janë okupator.
-Pas fjalës time, vetëm një shkodran: Galip Juka u ngrit e tha, se dhe ai ishte dakord me ato që thash unë.
-Prita si do të reagonte gjenerali.
-Ky urdhëroi oficerët e vet të mbushnin gotat dhe bashkë me ta erdhi para meje:
-“Ta pijmë këtë gotë, tha ai, për shëndetin e këtij djali fisnik.
-Më mirë një armik si ky, se miq si ata në sallë”.
-Kurse mua mu drejtua: “Zotëri, fole drejtë, na cilsove si okupator, falë drejtësisë jemi me të vërtetë okupator, se ne kemi ardhur këtu pa lejen tuaj dhe natyrisht kush vete në truallin e tjetrit, pa vullnetin e të zotit të shtëpisë, ai nuk mund të jet veçse okupator.
-Ju kini 100 herë të vërtetë, po tani më dëgjoni edhe mua:
-“Të betohem me nderin e një ushtari gjerman, se erdhëm këtu nga një hall i madh.
-Po, të mos vinim ne këtu do të vinte anglezi dhe ai na prish shumë punë, pasi tani ne po bëjmë një luftë për jetë a vdekje e jo për këtë e atë truall.
-Duke ju drejtuar sallës shtoi.
-“Vini re, sa jam unë këtu, nuk do të guxojë askush shqiptar apo gjerman qoftë, të prek qoftë dhe një qime floku të këtij njeriu”.
-Unë ju përgjigja: –
-Zoti gjeneral, ju falnderoj fisnikrinë tuaj, por do më falni t’ju them hapur se unë nuk pranoj mbrotjen tuaj. Unë mund të vdes kur përëndia të ket caktuar, por vdes për atdheun tim, dhe ju mund të vdisni, sidoqë kini mitroloza, topa, areoplanë dhe ushtri sa të duash.
-Tani dëgjoni dhe ju të them dy fjalë: Populli shqiptarë s’ka ushqyer kurrë urrejtje karshi popullit gjerman, përkundrazi ne i dimë se edhe Gjermania nuk e ka urryer Shqipërinë.
Albanologët gjermanë e kanë thënë gjithëmonë një fjalë të mirë për Shqipërinë…
Arrestimi nga Gestapo, në burgun e Prizrenit
Pas një farë kohe, gestapoja gjermane më arrestoi dhe më burgosën në një burg të gestapos në Prizren. Të them të drejtën nuk u sollën keq me mua, sepse shumë kosovarë morën takim me gjeneralin gjerman dhe i’u lutën të më lironin, duke i premtuar se do të largohesha. Gjenerali nuk pranoi të më lironte, por u dha fjalën se me mua nuk do të përdorte dhunë. Nga burgu i Prizrenit me transferojnë në kampin famkeq të Prishtinës. Këtu kalova shumë vështirësi. Tre herë më nxorrën për të më pushkatuar, por të tre herët më shpëtoi një kapter, të cilit i pata dhënë një letër nga vëllai i tij binjak që më kishte pasur nën kontroll në burgun e Prizrenit. Gestapoja, tre net rresht merte nga dhjetë vet kuturu për t’i pushkatuar. Dhe në çdo rast shorti më kapte edhe mua. Kapteri, s’bënte gjë tjetër, veçse nuk më kapte mua…
Në kampin e Prishtinës qëndrova gati një muaj dhe pastaj më transferuan në Mathauzen, prej ku u lirova pas kapitullit të Gjermanisë.
Në Maj të vitit 1945, i rreckosur dhe kockë e lëkurë, u ktheva në Tiranë. Kur takova shokët e njohur, asnjë nuk më njohu prej tyre…
*Tranzicioni i sistemit dr. Çelën e zuri në moshën 80 vjeçare. Edhe pse në këtë moshë, me dobësimin e shikimit dhe paralizimin e dorës, ai nxorri në dritë nëpërmjet penës, të kthyer sërish në pushkë, disa nga publikimet e tij të cilat kanë mbetur të shënuara në memorjen e lexuesve si: “Komunizmi shqiptar, ngritja e zbritja”. ”Si nisi lufta e Vlorës më 1920”. “Harri Fulc-agjent apo mik i Shqipërisë”, të botuara si në revistën “Republika” të Lubjanës dhe në gazetën ”Zëri” të Kosovës. “Kaq munda të bëja unë për Shqipërinë, kur isha në “UNDRRA””, si dhe mjaftë faqe të përgatitura dhe të të pa botuara!
Dr. Xhemil Çela flet për njohjen dhe miqësinë me Dr. Omer Nishanin, Nako Spiru, me personalitete të tjera të botës akademike dhe universitare, të cilët kanë çmuar punën studimore dhe akademike të pedagogut të fakultetit ekonomik për 26 vjet si: Qëndro Zotaj e Dr. Kudert Mita, Prof. Fiqiri Sheri, Dr. Zenel Shalari, Dr. Thanas Dhimarko, Dervish Gjiti, ish zv. Dekani i fakultetit Barjam Maloku, Pandeli Gjika, etj.
Figura e tij ishte dhe mbetet një ikonë e intelektualizmit, atdhetarisë, arsimit dhe e shkencës shqiptare, një emblemë e Labërisë dhe e Shqiptarisë.
Elita e djeshme, i mungon “elitës“ dhe shoqërisë së sotme…
***
Xhemil Çelaj i Gjormiot,
Bir i denjë i Labërisë,
I shkolluar nëpër botë,
I bënë nder shqiptarisë!