Von der Leyen: Pa gratë nuk funksionon asgjë

Ursula von der Leyen është presidentja e parë femër në historinë e Komisionit Europian.

”Ajo është gjithashtu nënë e shtatë fëmijëve dhe me profesionin mjeke”, shkruan gazeta italiane ”Corriere della Sera”.

Në Gjermani ajo ka qënë ministre e Familjes dhe Punës si dhe ministre e Mbrojtjes.

Kabineti i saj është i përbërë në mënyrë të barabartë nga burra dhe gra. Barazia gjinore është pjesë e pikave të axhendës së saj politike. Por, ndryshimi gjithashtu duhet të fillojë nga ato që ndodhin në një familje.

”Kohët kanë ndryshuar. Ne duhet të përfitojmë nga kjo mundësi e krizës të ndajmë rolet në një mënyrë të re”, theksoi ajo.

Presidentja ka qënë ndër të ftuarat e emisionit ”ExtraMamme”, duke diskutuar mbi temat e marrëdhënieve, punës dhe kujdesit, politikës dhe dhuës, të cilat përfaqësojnë temat kryesore të ndryshimit shoqëror që kalon shoqëria në kohën e Covid 19.

”Gjatë emergjencës së koronavirusit, dy të tretat e fuqisë punëtore ishin gra. Por, edhe në shtëpi ato kanë qënë dominante. Punë të dyfishtë mes punëve të shtëpisë dhe kujdesit për fëmijët dhe të afërmit. Duhet të mendojmë më shumë për udhëheqjen femërore dhe rolet e grave në zgjedhjet politike kur do të na duhet të ndërtojmë rregullat e një shoqërie të re”, theksoi Von der Leyen.

SHKARKO APP