“Wasteland Weekend”, apokalipsi i improvizuar në shkretëtirën kaliforniane

Bota pas fundit të qytetërimit, pas një apokalipsi që vret shumicën e popullsisë, që shkatërron institucionet dhe kulturën që kemi krijuar prej shekujsh, ka qenë një temë interesante e shumë librave, filmave e video-lojërave.

Më të famshmit prej filmave të tillë në vitet e fundit kanë qenë “Walking Dead” dhe “Mad Max”.

Industria e filmit dhe e kinematografisë ka zhvilluar ndër vite një modë më vete të kësaj rryme.

Në një botë të imagjinuar ku qytetërimit i ka ardhur fundi, çdo njeri duhet të mbijetojë. Për këtë, edhe makinat duhet të pajisen me armë, edhe veshjet duhet të përshtaten me mënyra luftarake.

Këtë temë kanë ndjekur më shumë se 4000 dashamirës të kësaj gjinie kinematografike, të cilët janë mbledhur në shkretëtirën Mohave në Kaliforni.

Në këtë festival, të quajtur “Wasteland Weekend” nuk munguan kostumet, veturat e modifikuara dhe flokët e stilit post-apokaliptik, duke krijuar atmosferën e fundit të botës në shkretëtirën amerikane.

SHKARKO APP