Zbulohen varrezat tumulare në Himarë, daton që prej shekullit XV
Një zbulim i madh arkeologjik është realizuar në bregdetin e Himarës, duke vërtetuar edhe njëherë jetesën ilire në këtë zonë.
Janë zbuluar 5 varre të varrezave tumulare të cilat i përkasin shekullin të 15 deri në shekullin e 12 para krishtit. Janë një traditë e hershme ilire e cila ka filluar rreth shekullit të 10 para lindjes së ksrishtit e më pas janë trashëguar brez pas brezi.
Gërmimet kanë filluar që prej vitit 2008. Fillimisht këto varre kanë lënë shenja në rrjedhën e lumit që derdhen në Himarë dhe më të arkeologët kanë kryer gërmime për 2 vjet. Më pas kjo ka çuar edhe në zbulimin e varreve.
Në secilin prej varreve gjenden skelete të cilat zbulojnë për një traditë të hershme ilire, ku personat të cilët ndërronin jetë, varrosesshin në një varr të vetëm. Gjithashtu brenda varreve janë zbuluar sende me vlerë por edhe armë luftarake, kryesisht të llojeve thikë që janë përdorur në ato kohë.
Ka një rendësi të veçantë zbulimi i këtyre varrezave pasi tregojnë për një fis ilir, të cilët gjendeshin në atë zonë dhe tregon për rrenjët e lashta të popullit shqiptar.
/Ora News