Zbulohet amaneti i fundit i Nexhmie Pagrushës

Muzika shqiptare u trondit fort këtë të premte. Këngëtarja Nexhmije Pagarusha u nda nga jeta.

Shkak u bë një sëmundje e rëndë nga e cila bilbili i këngës shqiptare vuante prej kohësh.

Ajo gjeti vdekjen në moshën 86-vjeçare pas një lëngimi të gjatë. Mësohet se Pagarusha ka lënë një amanet para vdekjes së saj, sa i takon funeralit.

Ajo iu ka kërkuar familjarëve që ta përcjellin në banesën e fundit me një ceremoni private dhe pa praninë e mediave. Po ashtu ajo ka kërkuar që ta varroshin në fshatin e lindjes në Pagarushë të Malishevës.

SHKARKO APP