10 kompanitë që kontrollojnë gjithçka që blejmë
Tregu është i monopolizuar nga disa kompani dhe këtë e pasqyron një infografik i krijuar nga Oxfam.
Sipas “Independent” vetëm 10 kompani kontrollojnë pothuajse çdo markë ushqimore dhe pijesh në mbarë botën.
Kompanitë janë: Nestle, PepsiCo, Coca-Cola, Unilever, Danone, General Mills, Kellogg, Mars, British Foods Associated dhe Mondelez, ku secila gjeneron miliarda dollarë çdo vit.
Këto kompani përveç produktit parësor kanë edhe nënprodukte të tjera të prodhuara prej tyre dhe kështu kanë nën kontroll gjithçka që blini.
NESTLE-Të ardhurat e vitit 2015: 87 miliardë dollarë
Markat që Nestle zotëron dhe ndoshta nuk e keni ditur përfshijnë ushqimin e foshnjave Gerber, Perrier, DiGiorno dhe Hot Pockets, plus edhe markat e karameleve përfshirë Butterfinger dhe Kitkat.
PEPSI– Të ardhurat e 2015: 63 miliardë dollarë.
Përveç Pepsit, PepsiCo gjithashtu zotëron marka të tilla si Quaker Oatmeal, Cheetos, dhe Tropicana.
UNILEVER– Të ardhurat 2015: 59.1 miliardë dollarë
Lista e larmishme e markave të Unilever përfshin llakin e trupit Ax, çajin Lipton, akulloren Magnum dhe majonezën Hellmann
COCA-COLA- Të ardhurat e 2015: 44.3 miliardë dollarë
Coca-Cola është duke lëvizur përtej pijes klasike, duke përfshirë Dasani, Fuze dhe Honest Tea.
DANONE-Të ardhurat e vitit 2015: 24.9 miliardë dollarë
Më i njohur për yogurtet si Activa, Yocrunch dhe Oikos, Danone gjithashtu shet produkte ushqimore mjekësore dhe ujë në shishe.
MONDELEZ-Të ardhurat e vitit 2015: 29.6 miliardë dollarë
Markat e kësaj kompanie janë: Oreo, Trident gum, dhe Sour Patch Kids.
MARS– Të ardhurat e vitit 2015: 33 miliardë dollarë
Marsi është më i njohur për markat e saj të çokollatës, si M & M, por gjithashtu zotëron orizin Uncle Ben’s, Starburst dhe Orbit.
GENERAL MILLS-Të ardhurat e vitit 2015: 17.6 miliardë dollarë
General Mills është më i njohur për drithërat si Cheerios dhe Chex, por zotëron gjithashtu markat si Yoplait, Hamburger Helper, Haagen-Dazs dhe Betty Crocker.
ASSOCIATED BRITISH FOODS- Të ardhurat e vitit 2015: 16.6 miliardë dollarë.
Kjo kompani britanike zotëron marka të tilla si drithërat Dorset dhe çajin Twinings, si dhe Primark.
KELLOGG’S- Të ardhurat e 2015: 13.5 miliardë dollarë.
Harrojeni Froot Loops dhe Frosted Flakes, Kellogg gjithashtu zotëron marka jo të brendshme duke përfshirë Eggo, Pringles, dhe Cheez-It.
JOQ