Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 10 Nëntor 2026, 13:27 Ministri Demo: Lufta kundër krimit s’është garë statistikash. Nuk mjaftojnë arrestimet, grupet kriminale duhen… Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka mbajtur fjalën në konferencën e përbashkët të Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza-s, ku u prezantuan rezultatet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kandidatura në Tiranë
  • Iran dhe Franca
  • Horoskopi
  • Vjedhja e bankës
  • Gjobat e protestës
  • Rasti Veliaj
  • Berisha vs AMA
  • Reforma zgjedhore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kandidatura në Tiranë
  • Iran dhe Franca
  • Horoskopi
  • Vjedhja e bankës
  • Gjobat e protestës
  • Rasti Veliaj
  • Berisha vs AMA
  • Reforma zgjedhore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

13 këshilla të dobishme kur jeta duket shumë e vështirë

Kuriozitete E premte, 19 Shkurt 2021 12:19
13 këshilla të dobishme kur jeta duket shumë e vështirë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Siddhartha Gautama, ndoshta më e njohur si Buda, na ka lënë një trashëgimi me mençuri të madhe. Mes kaq shumë mendimeve dhe reflektimeve, ne ju ofrojmë 13 këshilla të dobishme për ata që janë duke kaluar kohë të vështira.

Sipas Budës është e mundur t’i jetosh këto momente në një mënyrë më të qetë dhe sekreti ka të bëjë me qëndrimin.

Le ta zbulojmë së bashku:

Gjërat janë ato që janë

Rezistenca jonë ndaj gjërave është shkaku kryesor i vuajtjes sonë. Kjo ndodh kur u rezistojmë gjërave. Nëse nuk mund të bëni asgjë, pushoni. Mos luftoni kundër rrymës, pranoni ose do të mposhteni nga dhimbja.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nëse mendoni se keni një problem, keni një problem

Situatat, vështirësitë dhe problemet ndryshojnë në varësi të perspektivës në të cilën shikohen. Ndonjëherë gjërat duken të vështira, herë tjetër jo. Duke e ditur këtë, kur keni një vështirësi, ju zgjidhni ta jetoni atë si një sfidë, një mundësi mësimi. Nëse e shihni si problem, kjo vështirësi padyshim që do të bëhet problem.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndryshimi fillon nga vetja juaj

Bota juaj e jashtme është një reflektim i botës tuaj të brendshme. Ne kemi zakonin të mendojmë se gjithçka do të jetë mirë kur rrethanat të ndryshojnë. Megjithatë, e vërteta është se rrethanat do të ndryshojnë vetëm kur ky ndryshim të ndodhë brenda nesh.

Mund t'ju interesojë

Mélenchon kërkon daljen e Francës nga NATO: shtetëzim i kompanive të mbrojtjes dhe mbyllja e qendrës së Aleancës në Toulouse

Mélenchon kërkon daljen e Francës nga NATO: shtetëzim i kompanive të mbrojtjes dhe mbyl...

8 Nëntor 2026, 15:01
Dëshironi të fluturoni në Hënë? NASA kërkon astronautë të rinj për të zgjeruar programin Artemis

Dëshironi të fluturoni në Hënë? NASA kërkon astronautë të rinj për të zgjeruar programi...

7 Nëntor 2026, 20:31
“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

2 Nëntor 2026, 15:02

Nuk ka mësim më të madh se gabimi

Dështimi nuk ekziston! Kuptojeni një herë e përgjithmonë. Të gjithë njerëzit e suksesshëm kanë dështuar disa herë. Shikojini dështimet tuaja si një përvojë e shkëlqyer mësimi. Nëse e bëni këtë, herën tjetër do të jeni më afër suksesit. Dështimi është gjithmonë një mësim.

Nëse diçka nuk po shkon sipas planit, do të thotë që më e mira nuk ka ardhur akoma

Gjithçka ndodh kur gjërat duhet të ndodhin, madje edhe situatat e pakëndshme. Shpesh, duke parë mbrapa, ne kuptojmë se ajo që konsideruam si negative ishte në të vërtetë gjëja më e mirë që mund të kishte ndodhur. Universi gjithmonë funksionon në favorin tonë.

Vlerësoni të tashmen

Kemi vetëm momentin e tanishëm! Pra, mos e humbni kohën tuaj me të kaluarën. Vlerësojeni të tashmen, pasi është e vetmja gjë e rëndësishme.

Lërini dëshirat mënjanë

Shumica e njerëzve jetojnë jetën të nxitur nga dëshirat e tyre. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme, sepse çdo dëshirë e paplotësuar bëhet një zhgënjim i madh. Frustrimi shkakton një energji të fortë negative. Mundohuni të kuptoni se gjithçka që ju nevojitet do të vijë tek ju për t’ju sjellë lumturi të pakushtëzuar.

Kuptoni frikën tuaj dhe jini mirënjohës

Frika është e kundërta e dashurisë dhe pengon zhvillimin tuaj. Sidoqoftë, është e rëndësishme, sepse ofron një mundësi të shkëlqyeshme për të mësuar. Kur frika tejkalohet, ju bëheni më të fortë dhe më të sigurt. Kapërcimi i saj kërkon vetëm praktikë, frika është vetëm një iluzion dhe, mbi të gjitha, është opsionale.

Përjetoni gëzim

Ka njerëz që mund të buzëqeshin pavarësisht gjithçkaje. Edhe në situatat më të vështira, ata nuk e humbin gjallërinë dhe optimizmin e tyre. Këta njerëz kanë mësuar se është e rëndësishme të përqendroheni te gëzimi, jo te vështirësitë. Rezultati është se ata tërheqin më shumë situata të lumtura se të trishtuara.

Kurrë mos e krahasoni veten me të tjerët

Secili nga ne erdhi në botë për të përmbushur misionin e tij. Dhe ne të gjithë jemi në të njëjtën mënyrë, të rëndësishëm. Sidoqoftë, nëse nuk mund të shmangni krahasimet, krahasojeni veten me ata që kanë më pak se ju. Kjo është një strategji e shkëlqyeshme për të kuptuar që gjithmonë keni arritur shumë më tepër sesa duhet, për të qenë të lumtur.

Ju nuk jeni viktimë

Ju jeni krijuesi i përvojës suaj. Çdo gjë që ju ndodh, ju e tërhiqni vetë dhe është jashtëzakonisht e domosdoshme për të mësuar. Kur ju ndodh diçka e pakëndshme, falënderoni dhe pyesni: “Pse e tërhoqa atë në jetën time?”, “Çfarë duhet të mësoj nga kjo përvojë?”

Gjithçka ndryshon

Gjithçka në këtë jetë është dinamike, gjithçka ndryshon në një sekondë. Prandaj mos jeto duke u ankuar. Nëse nuk dini çfarë të bëni, mos bëni asgjë. Universi nuk ndalet kurrë së ndryshuari, rritet dhe zgjerohet, prandaj prit, sepse gjithçka do të ndodhë.

Gjithçka është e mundur

Mrekullitë ndodhin çdo ditë dhe ne jemi kryesisht përgjegjës për to. Kur të arrini një ndryshim të vetëdijes, do të gjeni në veten tuaj fuqinë për të bërë mrekulli. Është koha për të ndryshuar dhe kuptuar rëndësinë tuaj, shansin tuaj për të ndryshuar botën ku jetoni.

Etiketat e lidhura

13 këshilla të dobishmeSiddhartha Gautama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministri Demo: Lufta kundër krimit s’është garë statistikash. Nuk mjaftojnë arrestimet, grupet kriminale duhen…
Para 6 minutash

Ministri Demo: Lufta kundër krimit s’është garë statistikash. Nuk mjaftojnë arrestimet, grupet krimina...

Ministrja Spahiu: Për herë të parë financim i PET-scanit në sektorin publik
Para 28 minutash

Ministrja Spahiu: Për herë të parë financim i PET-scanit në sektorin publik

Mohamed Salah bashkohet me Egjiptin, nis një kapitull i ri nën drejtimin e Ali Maher
Para 37 minutash

Mohamed Salah bashkohet me Egjiptin, nis një kapitull i ri nën drejtimin e Ali Maher

Aksident i frikshëm në Bullgari! Përplasen 50 makina, 10 viktima dhe 27 të plagosur
Para 39 minutash

Aksident i frikshëm në Bullgari! Përplasen 50 makina, 10 viktima dhe 27 të plagosur

Më të lexuarat

1 Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!
Para 21 orësh

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!

2 Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë
Para 18 orësh

Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë

3 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 14 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

4 Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!
Para 19 orësh

Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.