“170 £ ora”, eskorta që bën seks me invalidë krenohet: Unë iu jap lumturi! (Foto)
Hayley Jade është një punëtore në biznesin e ligjshëm të seksit, e cila ofron shërbime të ndryshme klientësh.
Prostituta është më tepër e predispozuar që të luajë rolin e të dashurës për personat me aftësi të kufizuar, duke u siguruar atyre intimitetin që ata dëshirojnë dhe ka thënë për mediat se ndihet krenare për punën që bën.
Ajo shkon në shtrat me një numër të madh klientësh dhe shpesh angazhohet me burra dhe gra me aftësi të kufizuara.
Për një orë në shtrat me “ngjalën” kanadeze, atyre u duhet të paguajnë nga 170 paund, por çmimi duket se nuk u bën përshtypje pasi të gjithë janë të lumtur që kanë pasur “të dashur” Hayleyn.
https://twitter.com/thehayleyjade/status/1123770453112369152
Nga ana tjetër, prostituta bën edhe ulje për klientët e saj të rregullt, të cilët për një seancë intimiteti që zgjat 6 orë mund të paguajnë vetëm 1 mijë puand, ndryshe nga “pazari” i tregut.
Kjo paketë ofrohet bashkë me seksin, seksit të dhunshëm, të parit e një filmi së bashku dhe xhirove.
Faqja e internetit e Hayley thotë: “Qëndrimi im për jetën është se është shumë e shkurtër dhe po nuk patëm intimitetin do të vdisnim!
“Le të vishemi, të shkojmë të vallëzojmë, të shikojmë Netflix, ose të hidhemi në shtrat dhe të rrëfejmë sekretet tona. Çfarëdo që të ndodhë çdo ditë ju meritoni t’i krijoni vetes kohën e përshtatshme për të buzëqeshur duke kaluar pengesat me momente lumturie”, është mesazhi i saj për klientët.