25 % e fëmijëve britanikë mendojnë se pinguinët dhe tigrat jetojnë në fermë

Sipas një sondazhi të Euronews , fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar janë më të shkëputur se kurrë nga njohuritë se nga vjen ushqimi i tyre.

Të paktën një e katërta e fëmijëve të moshës 6 deri në 11 vjec mendojnë se zebrat, pinguinët, xhirafat, tigrat dhe elefantët mund të gjenden në fermat britanike. Rreth 10 për qind e tyre nuk kanë qenë asnjëherë në një fermë dhe i njëjti numër fëmijësh mendojnë se karrotat vijnë direkt nga marketi dhe jo nga toka. Më shumë se një e pesta e të pyeturve nuk e dinë se ëfarë do të thotë “të korrura”.

Tradicionalisht në Britaninë e Madhe fëmijët marrin pjesë në një festë të korrurash në vjeshtë ku supozohet që atyre t’u mësohet orgijina e ushqimit të tyre. Kjo traditë nis që në periudhën viktoriane, që daton dhe festivali më i hershëm i këtij tipi i regjistruar ndonjëherë, në vitin 1843.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi këtë vit, si pasojë e Covid-19, fëmijët do të humbasin një mundësi për të mësuar më shumë rreth natyrës që prodhon ushqimin e tyre. Për këtë arsye për herë të parë ky festival do të organizohet online.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?