25 vjeçarja rrëfen sekretin: Jetoj pa ngrënë ushqime, vetëm me ajër

Një vajzë e re i ka habitur të gjithë teksa ka deklaruar hapur se nuk ka nevojë për ushqim.

Ajo thotë me bindje se konsumon vetëm lëng frutash e perimesh si dhe çajra.

Sipas vajzës, ushtrimet e frymëmarrjes e ndihmojnë për të pasur “barkun plotë”.

25 vjeçarja Audra Bear, nga Minneapolis thotë se jeta e saj është bërë shumë më interesante që kur ka filluar të aplikojë praktikat e çuditshme të “pranas” dhe “brethtarianizmin”.

Ajo shpjegon se “prana” do të thotë energji dhe kur merr frymë, njerëzit thithin ajër dhe prana. Bretharianët ushqehen nga ajri dhe nuk kanë nevojë për ushqim të ngurtë.

Sipas Bear, ritualet e përditshme 40 minutëshe e ndihmojnë të marrë energji jo nga vaktet e plota, por më shumë nga çaji apo lëngjet e frutave e të perimeve.

Një nutricioniste e ka cilësuar këtë praktikë si të dëmshme, duke thënë se nuk ka asnjë të dhënë shkencore se frymëmarrja ofron përbërës të rëndësishëm ushqyes për organizmin.

Bear ka qenë për një kohë të gjatë vegjetariane, deri sa zbuloi 8 muaj më parë praktikën e brethtarizmit.

Ajo thotë se agjërimi dhe frymëmarrja për të marrë energji dhe elementë ushqyes e kanë ndihmuar shumë për të qenë më e shëndetshme.

Vajza tregon se agjërimi i saj më i gjatë ka qenë për 97 ditë dhe e ka ndihmuar për të marrë kaloritë më të rëndësishme për trupin, nga frutat dhe perimet.

SHKARKO APP