3 arsye të thjeshta pse gratë aziatike nuk shëndoshen kurrë
Të gjithë mund të keni vënë re se gratë europiane, apo edhe ato amerikane, në krahasim me ato aziatike, janë shumë më të shëndosha dhe kanë veçse kilogramë të tepërt, edhe yndyrë me shumicë në trupin e tyre.
Mund të keni pyetur pse gratë kineze, japoneze dhe aziatike në përgjithësi, kanë këtë trup të dobët, linja të kuruara dhe nuk i shihni thuajse asnjëherë mbipeshë.
Kjo pyetje e ka një përgjigje të thjeshtë.
Gjithçka lidhet me mënyrën e të ngrënit dhe stilit të tyre të jetesës.
Për më shumë, më poshtë po ju rendisim tre arsyet e thjeshta pse femrat aziatike nuk shëndoshen.
1.Hanë në procione të vogla – Me siguri nuk do t’ju vijë mirë të shihni pjatën tuaj të mbushur plot e përplot, ndërkohë që mund të kishit zgjedhur porcione më të vogla. Sipas një studimi të Cornell University, reduktimi i porcioneve ju ndihmon jo vetëm të ruani peshën aktuale, por edhe të humbisni më shpejt kilogramët e padëshiruar.
2.Pinë çaj në vend të ujit të ftohtë – Edhe pse 75% e trupit të njeriut është e përbërë nga uji, i cili ndihmon të mbani organizmin të hidratuar dhe ndihmon eleminimin e toksinave, femrat aziatike zgjedhin të pijnë çaj. Sipas tyre, uji i ftohtë fill pasi keni ngrënë ushqime me përmbatje yndyrore pengon tretjen. I preferuari i tyre është çaji jeshil.
3.Hanë shumë jeshillëqe – Jeshilja nuk është vetëm ngjyra e preferuar e çajit, por edhe e perimeve me këtë ngjyrë. Ndonëse në Azinë e largët mund të kultivohen produkte që nuk i gjeni në tregun vendas, ju mund të hani perime si sallata jeshile, spinaqi, lakra, brokoli, qepët e njoma,hudhra e njomë, lakrat e egra etj. Sasia e lartë e klorofilës që gjendet në këto perime përthithet dhe tretet shumë shpejt nga trupi, janë të ushqyeshme dhe të japin efektin e ngopjes. Si rrjedhojë ato jetojnë më shëndetshëm dhe gjatë.