3 simptomat që paralajmërojnë se keni diabet
Organizata Botërore e Shëndetësisë vazhdon të publikojë herë pas here shifrat e tmerrshme të përhapjes së diabetit, një sëmundje e cila është kthyer në një prej sfidave të mjekësisë.
Njerëzit e prekur nga kjo sëmundje e rëndë kanë nivele të larta të sheqerit në gjak sepse trupi i tyre nuk mund ta transportojë këtë të fundit në masën dhjamore, qelizat muskulare apo në mëlçi ku mund të përdoret si burim energjie. Diabeti dëmton enët e gjakut, veshkat, si dhe shkaton dhimbje nevropatike, goditje në zemër, por jo vetëm.
3 simptomat që paralajmërojnë Diabetin
- Irritimi i lëkurës: Një ndër simptomat më pak të njohura të diabetit është irritimi i lëkurës në duarve, krahëve dhe këmbëve. Rritja e vlerave të glukozës në gjak e bën lëkurën më të thatë, të ashpër, si dhe provokon mavijosje dhe kruajtje të bezdisshme.
- Zbokth i vazhdueshëm: Organizmi i njeriut përpiqet të largojë toksinat dhe nivelet e larta të sheqerit me anë të urinës. Por ky proces i rëndësishëm mund të shkaktojë dehidratim në zona të ndryshme të trupit, si për shembull në skalpine kokës. Si pasojë e inflamacionit të kësaj zone në kokë do ju shfaqet zbokth, lupsa si dhe krijohen kushtet për shumimin e bakteres funginal (kërpudhor) Pityrosporum.
- Humbja e dëgjimit: Personat e prekur nga diabeti i tipit të dytë rrezikojnë 25 herë më shumë se njerëzit e shëndetshëm që të humbasin dëgjimin. Studimet e shumta kanë provuar se rritja e sheqernave në gjak ndikon në humbjen e pjesshme të dëgjimit, duke goditur yzengjinë dhe më pas daullen e veshit.