4 mitet e dashurisë që nuk duhet t’i besoni më

Mitet na shoqërojnë gjithmonë dhe vështirë se mund t’i vrasim. Ne shpesh besojmë gjëra për të cilat nuk ka prova të forta.

Këto sterotipe të zakonshme rreth dashurisë mund të dëmtojnë seriozisht marrëdhënien tuaj. Ne sot kemi përmbledhur në këtë artikull 4 mite të gabuara rreth romancës që mund t’ju privojnë lumturinë:

Të kundërtat tërhiqen

Sa herë e keni dëgjuar këtë frazë? Edhe pse është një shprehje shumë e famshme, është e gabuar. Në përgjithësi, njerëzit që janë në një marrëdhënie afatgjatë kanë më shumë ngjashmëri sesa dallime në fillim të lidhjes së tyre. Që në takimin e parë, ata vënë re tiparet e personit tjetër dhe gëzohen kur gjejnë diçka të njëjtë me veten. Këto tipare sinjalizojnë se çifti mund të ketë një partneritet harmonik në të ardhmen.

Unë mund ta ndryshoj atë

Nëse ende besoni se mund ta ndryshoni partnerin tuaj, harrojeni këtë gjë. Sigurisht që një marrëdhënie lë gjurmë në zakonet e një personi. Mirëpo, ka fusha themelore që nuk mund t’i ndryshoni pavarësisht se përpiqeni shumë. Përsonaliteti, vlerat dhe një sërë gjërash të tjera vështirë se mund të ndryshohen.

Të jetoni bashkë përpara martesës është një mënyrë e mirë për të njohur njëri-tjetrin

Kjo rrugë duket një mënyrë e zgjuar. Për të marrë një vendim të rëndësishëm, duhet të njihni mirë një person. Megjithatë, jetesa nën një çati nuk është mënyra më e mirë. Një çift mund të shkojë mirë së bashku për një kohë të gjatë, mirëpo të qenit i gatshëm për martesë nuk ndodh brenda disa ditësh. Ajo çfarë këshillohet në të tilla raste është të filloni të jetoni së bashku kur të dy mendoni se do e kaloni jetën së bashku dhe jo vetëm për një provë.

Dashuria ka një datë skadencë

Njerëzit që e pretendojnë këtë gjë e kanë gabim. Një studim i Universitetit Stony Brook në New York zbuloi se ndjenjat në çiftet e reja janë po aq të forta sa edhe në marrëdhëniet 10-vjeçare. Megjithatë, mbani në mend se dashuria e përjetshme është e mundur vetëm nëse partnerët kujdesen për njëri-tjetrin, respektojnë mendimet e njëri-tjetrit dhe zgjidhin problemet e tyre së bashku.

SHKARKO APP