4 vjeçari vdes për “shkak” të një telefonate

Një nënë gjendet e shkatërruar pasi djali i saj 4 vjeçar vdiq më pak se 24 orë pasi doli nga spitali.

Katrina Farnell çoi djalin e saj Sheldon Gary Farnell në spital të premten, më 23 nëntor, ku ai kaloi dy ditë duke u trajtuar për atë që besonin se ishte një infeksion serioz viral.

Djali doli nga spitali të dielën përpara se të dilnin analizat e gjakut. Familja e Sheldonit tha se mjekët nuk arritën të lidheshin me ta, pasi morën testet e gjakut, për ta ridërguar fëmijën në spital.

Atyre ju thanë se ishin munduar për t’i telefonuar për të konfirmuar testin, por familja kishte ndërruar numrin e celularit.

Familjes ju tha se u rekomandua thirrja e policisë, me qëllim që djali të dërgohej në spital me urgjencë, por mjeku deklaroi se nuk donte t’i trembte.

Por, në orët e hershme të së hënës, gjendja e vogëlushit u përkeqësua me shpejtësi.

Sheldon nuk ishte në gjendje të qëndronte, ishte i trullosur, vuante nga diarreja dhe kishte dhimbje në të gjithë trupin.

Katrin e dërgoi atë përsëri në spital, por tragjikisht Sheldon vdiq në krahët e saj.

Nëna tha se ajo fajëson Spitalin Mbretëror të Sunderland për vdekjen e tij.

Ajo tha: “Ata duhet ta kishin shpëtuar, nëse na kishin dhënë rezultatet e testit të gjakut për një orë. Djali im i vogël vdiq. Na dhanë shpresë të rreme, që gjendja e tij do të përmirësohej”.

SHKARKO APP