5 fakte mahnitëse për trupin nga shkrimtari anglo-amerikan

Bill Bryson, një shkrimtar anglo-amerikan ka nxjerrë së fundmi librin e titulluar “Trupi”.

Libri është i mbushur me fakte që nxisin mendimet e shumë njerëzve, që të mendojnë ndryshe për botën dhe vetë trupin e tyre. Ne do të sjellim disa prej tyre:

1. Trupi jonë e tregon qartë se ne jemi të të çuditshëm dhe të mrekullueshëm, të përbërë nga elemente kryesisht të përditshme, të shoqëruara me sisteme komplekse mahnitëse që shkencëtarët sot janë akoma në një rrugë të gjatë për ta kuptuar.

Njeriu është 61 përqind oksigjen 8,90 £ dhe 10 përqind hidrogjen 16 £, të lidhura së bashku për të krijuar ujë. Karboni kushton 44.300£ për vlerën e 14 kg që ne përmbajmë në mënyrë tipike.

Kalciumi, fosfori, kaliumi dhe elementet e tjera përbëjnë gjithë qelizën.

“Por çfarë rëndësie kanë këto shifra kur njerëzit nuk mund të shpikin qelizën kur kanë gati të gjitha njohuritë e duhura shkencore”, është shprehur shkrimtari.

2. Ju merrni kancer çdo ditë. Vetë trupi ka “stuhi qelizore”, ku një nga 5 qelizat e trupit kthehet në kanceroze dhe sistemi imunitar i kap e i vret.

Sistemi imunitar është unik dhe i ndryshueshëm dhe ndryshon nëse është i stresuar ose i lodhur.

3. Sipas një kirurgu, gara për jetën është një milimetër e thellë, pasi mes jetës dhe vdekjes të ndan një hsapësirë shumë e vogël. Një gabim super i vogël mund të sjellë vdekjen e pacientit. Mendohet se njerëzit kanë evoluar me lëkurën e tyre duke iu përshtatur botës dhe mënyrës së jetesës.

Biologjikisht, ngjyra e lëkurës është thjesht “një reagim ndaj dritës së diellit”, ka thënë antropologut Nina Jablonski. Shumë njerëz janë skllavëruar ose urryer gjatë historisë për shkak të ngjyrës së lëkurës së tyre.

4. Ne nuk jemi ndërtuar për të ecur në dy këmbë. Kur paraardhësit tanë të ngjashëm me majmun zbritën nga pemët, patën një avantazh evolucionar për të ecur drejt. Por skeleti ynë mund të përballojë jetën në katër këmbë, dhe jo dy. Duke ecur drejt, trupi rrezikohet nga shumë sëmundje.

Dhimbja e shpinës është qesharake dhe zakonshme dhe 60% e të rriturve vuajnë nga kjo.

Legeni i ngushë i njeriut shkakton një dhimbje dhe rrezik të madh për gratë gjatë lindjes. Asnjë krijesë tjetër në Tokë nuk ka më shumë gjasa të vdesë gjatë lindjes se sa një njeri.

5.Njerëzit derdhin gjysmë kilogram lëkurë çdo vit.

SHKARKO APP