6 hapa të thjeshtë për të lënë një zakon të keq!

Psikologët thonë se çdo zakon i keq mund të thyhet, për më tepër, mund të zvënëdësohet edhe me diçka më të mirë.

Disa ekspertë japin 6 hapa, në dukje jo shumë komplekse, për të hequr qafe zakonin që s’ju duhet.

#1 – Jini të sinqertë me veten

“Sa më i sinqertë të jeni me veten për zakonin tuaj të keq, aq më shumë ka të ngjarë ta ndryshoni atë”, thonë psikologët.

Njerëzit e afërt me ju e që kujdesen vërtet për mirëqenien tuaj mund të shërbejnë si një pasqyrë dhe t’ju japin reagime nëse keni vërtet një problem apo jo.

Nëse e keni kuptuar tashmë që zakoni juaj është i keq, kjo është një fitore e madhe. Ju keni bërë hapin e parë: “Muri” psikologjik është thyer dhe tashmë mund të lëvizni në hapin e dytë.

#2 – Mblidhi të dhëna dhe shkruajini ato

Një psikolog klinik sugjeron të analizoni vetë zakonin tuaj. Një mënyrë e mirë do ishte të mbanit një ditar ose bllok shënimesh. Për shembull, ju mund të kërcisni gishtat apo të kafshoni thonjtë. Filloni të mbani disa shënime se kur e bëni këtë, apo cilësi “pro dhe kundër” të asaj që po bëni.

Në këtë mënyrë, ju mund të bëheni edhe më të vetëdijshëm për zakonin tuaj të keq.

Mblidhni këto të dhëna për të paktën një javë. Ngadalë, do të kuptoni se çfarë e nxit zakonin tuaj të keq. Mund të jetë ankthi, mërzitja, stresi etj.

#3 – Manipuloni zakonin që keni

Për shembull, ju mund ta keni kuptuar që e keni zakon të keq të vonoheni. Ju keni analizuar që ju pëlqen vëmendja kur jeni i fundit që hyni në një takim ose ndoshta ju pëlqen “emocioni” që merrni. Ta themi thjesht, ky zakon i keq mund t’ju japë pak adrenalinë dhe ta bëjë jetën tuaj të ndihet më aventureske.

Tani përpiquni të merrni të njëjtën kënaqësi nga diçka e shëndetshme. Mund të jetë në formën e ushtrimit fizik, për shembull. Thjesht gjeni diçka të këndshme që mund të sjellë të njëjtat emocione në jetën tuaj në vend të zakonit të vjetër, të keq. Ndërrojeni!

#4 – Jini realisht dhe mos e ngutni veten

Ekziston një mundësi e madhe që ju po “jetoni” me zakonin tuaj të vjetër për vite me rradhë. Është më mirë që fillimisht, të mos kërkoni shumë nga vetja, si  për shembull, të ndryshoni plotësisht brenda vetëm një jave. Mos u stresoni, por shijoni procesin. Vendosini vetes një qëllim të arsyeshëm.

Nëse jeni vonuar gjatë gjithë kohës dhe shpesh jeni 25-30 minuta me vonesë, herës tjetër përgatituni të jeni vetëm 10-15 minuta me vonesë. Bëjeni këtë gradualisht, derisa të jeni të përpiktë me oraret.

#5 – Përdorni një aplikacion

Ka disa aplikacione të dobishme që mund t’ju ndihmojnë të regjistroni rezultatet tuaja. Për shembull, mund të jetë kontroll online i peshës ose monitorim online i gjumit. Aplikacione të tilla do t’ju ndihmojnë të matni suksesin tuaj, në mënyrë që të kënaqeni duke e parë atë në numra realë, pothuajse si provë se po ia dilni mbanë.

Ekzison edhe mundësia, që kjo ose ndonjë nga hapat e mësipërm, të mos funksionojë plotësisht. Ju mund të doni t’i riktheheni zakonit tuaj të vjetër dhe ndoshta kjo “jetesë e re” po ju mërzit. Atëherë, ndoshta është i nevojshëm edhe hapi i gjashtë.

#6 – Kërkoni mbështetje shtesë

Kontaktoni me anëtarët e familjes suaj apo miqtë. Për shembull, është më e lehtë të humbasësh peshë me një mik. Thjesht bëni një marrëveshje që do i qëndroni pranë njëri-tjetrit, duke motivuar dhe duke kërkuar të mos dorëzoheni.

Mund të konsideroni dhe takimin me një psikolog, një trajner personal apo dikë tjetër në bazë të zakonit që keni.

SHKARKO APP