6 vendet më të papastra në shtëpi dhe si t`i pastrosh

Cilat janë vendet më të papastra në shtëpi e që nuk ta pret mendja? I gjen më poshtë se bashku me një porosi se si t`i bësh xixë.

Dorezat e dyerve dhe çelësat e dritave

Duhen pastruar njëherë në muaj dhe dezinfektuar. Mund të përdorni edhe alkool të përzierë me ujë për pastrim.

Filteri i lavastoviljes

Hiqeni njëherë në muaj dhe pastrojeni vendin me ujë të ngrohtë e ilaç enësh. Pastaj fut një kapsulë dhe bëj një larje bosh, pa enë.

Nën dhe pas enëve të kuzhinës

Hiqi nga priza njëherë në muaj dhe pastroji me ujë të ngrohtë. Grumbullojnë shumë yndyrë rreth tyre.

Çarçafët

Hiqi njëherë në javë. Bakteret që qëndrojnë në to ju dëmtojnë lëkurën. Jastëkët ndryshoji sa herë që filtri i tyre duket i dëmtuar.

Lavamani

Mbylle dhe mbushe me ujë të nxehtë. Hidh brenda 2 tableta zbardhuesi. Pastaj përdorni një leckë të pastër për të fshirë rubinetin.

Dyshemeja e tualetit

Kjo është ajo pjesë e shtëpisë dhe tualetit që i kushtohet më pak vëmendje, duke i dhënë një leckë dhe kaq, por mban më së shumti mikrobe. Me një leckë mikrofibër, me dorë, ulur në gjunjë, si njëherë e një kohë, është mënyra më e mirë për ta pastruar.

SHKARKO APP