“65 netë pa pushim”, njihuni me qytetin që jeton në errësirë
Rreth 4000 mijë banorë të një qytetit në skajin verior të Alaskës është zhytur për 65 ditë në errësirë.
Bëhet fjalë për qytetin Utqiagvik, që pritet të shohë dritën e diellit pas 65 ditësh, dmth, më 23 janar të vitit të ardhshëm, pasi do të mbulohet nga një natë polare.
Të dielën, më 18 nëntor, dielli shkëlqeu vetëm për 64 minuta, ndërsa banorët e qytetit festonin ditën e tyre të fundit me dritë.
Ky qytet konsiderohet të jetë një nga territoret më të largëta të SHBA, dhe për të shkuar aty duhet të udhëtosh dhjetëra kilometra në rrugë të ngrira dhe të rrezikshme, pasi lidhja ajrore është e pamundur për shkak të kushteve atmosferike.
Temperaturat pritet të shkojnë deri në disa gradë nën zero, ku vitin e kaluar temperatura mesatare zbriti deri në -30 gradë.