9.5 milionë dollarë për të qëndruar në këtë hotel, zbuloni çfarë e bën të veçantë

Nëse shërbimi i hoteleve në Tokë iu është mërzitur atëherë zgjidhni një hotel në hapsirë, diku përreth galaktikës. “Aurora Station” është i pari hotel hapsinor i cili është planifikuar të jetë në orbitë në 2022.

Udhëtimi 12 ditor në bordin e Aurorës do të jetë një eksperiencë e pa harrueshme me pamje të mrekullueshme nga planeti Tokë, poli i veriut dhe poli i jugut por që do të ketë dhe një ndalesë në Hënë.

Sipas “BBC” hoteli do të ketë hapsirë sa një avion privat, dhe do të fluturojë 200 milje mbi sipërfaqen e Tokës. Edhe pse fluturimi i parë do të jetë në 2022 kompania thotë se lista e pasagjerëve është rezervur gati shtatë muaj më parë . Udhëtimi nuk do të jetë i lirë, pasi shifra e parave që duhet paguar për person është gati marramendëse.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
9.5 milion dollarë do të jepen në këmbim të eksepriencës së paharrueshme në orbitë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?