900 njerëz dhe dy fusha futbolli, njihuni me ishullin më të veçantë në botë
Santa Cruz del Isolte është një ishujt më të veçantë ne botë. Duket më tepër si një strukturë lundruese. Si një ndër 10 ishujt e arqipelagut San Bernardo në Kolumbi, Santa Cruz është më i vogli dhe më i populluari.
Sipas mediave vendase aty banojnë 1200 vetë, të tjerë thonë që janë vetëm 900. Sidoqoftë, për një hapësirë të madhe sa dy fusha futbolli, edhe 900 janë shumë. Të ndarë në rreth 115 banesa, banorët thonë se të paktën, edhe pse ngushtë, në ishull nuk ka kriminalitet, dhe as polici.