A e dini pse stjuardesat i mbajnë duart pas shpine
Ndoshta nuk i keni kushtuar asnjëherë rëndësi, por stjuardesa e cila pret udhëtarët gjithmonë i mban duart pas shpine. Edhe kjo gjë ndodh për një arsye të veçantë.
Ajo fsheh duart, për shkak se numëron udhëtarët.
Personeli i kabinës në duar mban një aparat të vogël, me ndihmën e të cilit i numëron udhëtarët. Këtë zakonisht e bëjnë me rastin e hyrjes suaj në avion, por mund të ndodhë që t’ju “numërojnë” edhe derisa jeni duke u ulur në ulëse.
Kështu duket numëruesi “sekret”. Për shkak të kësaj duart i mbajnë kryesisht pas shpine, në mënyrë që të mos tërheqin vëmendje ndaj këtij veprimi.