A e dini se si do të ishte bota e bashkuar?
Dikur mësonim nëpër librat e gjeografisë Pangean dhe kuptimin e saj.
Për të rifreskuar memorien Pangea është një superkontinent, i përbërë nga bashkimi i të gjithë kontinentëve të tanishëm.
Pra Europa, Afrika, Azia, Australia, Amerika e Veriut dhe Amerika e Jugut, duke jetuar në fqinjësi me njëra-tjetrën.
Por dhe pse në fillesë gjithçka ishte e bashkuar, ndarja nisi rreth 175 milionë vite më parë, duke i dhënë formë planetit tonë sipas shëmbëlltyrës që kemi sot.
Kjo ndarje u krijua si pasojë e kushteve tektonike dhe tërmeteve të shumta.
Ditët e sotme, gjurmë të tilla janë të zbehta, por si do të ishte bota nëse Pangea do të ishte ende në gjendjen e saj fillestare?
Më poshtë mund të kridhemi në ëndërrimet e ilustrimit që na çon në gjenezën tonë gjeografike.