FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

A është ky prind i mirë apo thjesht mizor?

Një video shqetësuese ku shihet se si fëmijë i vogël përpiqet për të notuar në një pishinë pasi është rrëzuar, ka ndezur një debat të nxehtë në mediat sociale.

Klipi dy minuta paraqet një moment vërtetë të rrezikshëm, ku një gruaja e cila mban në dorë një sandale përpiqet që të tërheqë vëmendjen e vajzës të vogël e cila bie në pishinë. Gruaja amerikane ka joshur vajzën e vogël, e cila ka rënë me kokë në ujë.

Foshnja për disa sekonda lufton me krahët e saj dhe këmbët në një përpjekje për të mbajtur kokën e saj mbi ujë. Edhe pse shqetësuese për shumë persona, familja e saj e ulur aty pranë nuk ka reaguar kur pa që vajza ra në ujë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Videoja ishte postuar në Facebook nga një përdorues me emrin Dov. Video është parë rreth 8.000 herë dhe ka marrë 3.000 mendime kundër mos reagimit të të rriturve. Për disa kjo video është thjesht një shfaqje mizore e një prindërit të keq.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burimi: Daily Mail/Përshtati: Redjon Shtylla

https://www.facebook.com/DoVsoofficial/videos/vb.1442755365954889/1762463240650765/?type=2&theater

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?