“Aborti i mrekullisë”, gruaja zbuloi kancerin e rrallë pasi humbi fëmijën e parë
Një nënë e guximshme, e cila humbi fëmijën e saj në fillim të shtatzënisë e quajti “abortin e mrekullisë” pasi më vonë u diangostikua me një kancer të rrallë.
Natalia De Masi përjetoi abortin vetëm gjashtë javë pasi zbuloi se ishte shtatzënë për herë të parë në vitin 2010.
Pas disa analizash, 38-vjeçarja nga Australia u trondit kur mori vesh se jetonte me një kancer të rrallë. Nëse nuk do të abortonte foshnjen, ajo do të vazhdonte të jetonte me sëmundjen e rëndë pa e vënë re, derisa ta vriste.
“Ishte një moment i trishtueshëm kur përjetova abort. Isha shtatzënia ime e parë dhe erdhi si tronditje. Por nuk kisha kohë të trishtohesha. Lajmi i kancerit ishte më i rëndi. Nuk mund ta besoja. Nuk kisha simptoma dhe nuk ndihesha keq. Kjo ishte pjesa më e frikshme, sepse mund të vazhdonte të përhapej në organet e tjera nëse nuk do e zbuloja. Nëse nuk do ishte për abortin, nuk e di nëse do e merrja vesh këtë sëmundje, derisa të isha në fazën e fundit”, u shpreh ajo.
Me anë të kimioterapive, ajo ia doli të mposhtte kancerin dhe tani është nënë e tre fëmijëve.