Adoleshenti krijon të brendshmet që tregojnë kancerin e gjirit
Kanceri i gjirit verifikohet nga ndryshimet gjenetike në disa qeliza të gjinjve. Si rrjedhojë, qelizat e qumshtit nisin të rriten në mënyrë anormale.
Sipas OBSH (Organizata Botërore e Shëndetëisë), tumor ii gjoksit është lloji i kancerit me të cilin gratë duhet të përballen më së shumti. Mendohet se çdo vit, janë të konfirmuar plot 1.38 milionë të rasteve të reja dhe 458 mijë nga këto raste shkojnë deri në vdekje.
Një sëmundje vërtet shumë e rrezikshme që merr mijëra jetë. Megjithatë, nëse diagnostikohet herët, mundësia për shërim është shumë e lartë, ja përse është e rëndësishme për gratë që të kontrollojnë trupin e tyre, sidomos duke e prekur vetë gjoksin, të paktën 1 herë në muaj, që në moshën 20 vjeçare.
Por, një zbulim i rim und të jetë një armë shumë e fortë për të luftuar kancerin e gjirit tek gratë.
Julian Rios Cantu, një djalë 18 vjeçar meksikan, ka krijuar një gjimbajtëse në gjendje për të zbuluar kancerin në gjoks, sapo niset të shfaqet.
Djali vendosi t’i dedikohej këtij zbulimi pas luftës së nënës së tij me këtë sëmundje të tmerrshme, si pasojë e së cilës u detyrua të bënte dy herë mastectomy (heqjen e gjoksit), në mënyrë që të vazhdonte të jetonte.
“Diagnoza erdhi shumë vonë. Ime më i humbi të dy gjinjtë e saj dhe për pak do kishte humbur edhe jetën”, tha i riu.
Ai nuk dëshironte të shihte më gra të tjera të kalonin të njëjtën situatë që kaloi nëna e tij, për shkak të diagnozës së vonuar dhe për këtë arsye, në moshën 17 vjeçare, nisi “Hygeia Technologies”, që punon për të shpëtuar jetën e grave.
Përmes kësaj shoqërie, Julian ishte në gjendje të krijonte gjimbajtëset EVA. Këto të brendshme janë të krijuara me 200 bio sensorë që monitorojnë temperaturën, formën dhe peshën e gjirit të gruas.
Gratë duhet ta përdorin nga 60 në 90 minuta në javë.
Çdo ndryshim që do verifikohet, kalohet në një aplikacion, i cili përpunon të dhënat dhe nis analizimin.
Një iniciativë gjeniale kjo, që ka të gjithë potencialin e nevojshëm për të shpëtuar jetët e shumë grave në botë.
Është i veçantë fakti që idea nisi nga një djalë adoleshent, i frymëzuar nga historia e nënës së tij.
Ky është shembulli se dashuria na bën të punojmë për gjëra që vërtet ia vlejnë!