Adoleshentja krijon fustanin me 1400 mango

Një adoleshente nga Australia ka shndërruar 1.400 mango në një fustan mbrëmje. Ideja erdhi pasi 18-vjeçarja shikonte se si çdo vit me mijëra kg fruta hidheshin nga ferma e saj. Mesazhi që përcjell është shumë i rëndësishëm për të mos shpërdoruar produktet ushqimore.

Një adoleshente nga Queensland, Australi ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të përcjellë një mesazh për mosshpërdorimin e ushqimit.

18-vjeçarja, Jessica Collins përdori rreth 1,400 fruta të dëmtuara për të krijuar një fustan klasik mbrëmjeje.

Collins është rritur në një fermë me mango dhe vazhdimisht ishtë shqetësuar për mnëyrën se si njërëzit shpërdorojnë ushqimet, kryesisht frutat.

Ajo është ndjerë e irrituar pasi mijëra kg mango shkojnë dëm çdo vit nga ferma e saj.

“Ne jemi të detyruar të hedhim mbi 5 mijë kg mango çdo vit sepse nuk janë për standard supermarketi. Kështu vendosa të marr mangot, ti pres në feta të holla dhe pasi u thanë iu dhashë formën që dëshiroja, duke i shndërruar pala për këtë fustan mbrëmje.”

Xhesit iu deshën 4 muaj për të përfunduar punën që nisi si një projekt shkollor, duke i kthyer mangot që do të hidheshin në asksesorë mode. Ideja fillimisht u duk e pabesueshme, por më pas të gjithë u surprizuan.

18-vjeçarja e veshi fustanin në mbrëmjen e maturës dhe mund të thuhet me siguri se ishte veshja më e bukur e asaj nate.

SHKARKO APP