Alarmi i Bankës së Anglisë: Kartëmonedhat rrezikojnë të zhduken në Londër në 10 vitet e ardhshme!

Nëse deri dje moda e fundit e pagesës ishte me kartë krediti, nga Londra vjen risia më e fundit: Smart-Bank. Mjafton të shkosh në një supermarket Tesco, apo dyqan pajisjesh ‘bëje-vetë’ Leyland dhe të dallosh dhjetëra persona që në momentin e pagesës afrojnë celularët e tyre tek kasa.

Banka e Anglisë ka lëshuar alarmin mbi zhdukjen e kartëmonedhës në 10 vitet e ardhshme.

Kjo vjen dhe si pasojë e faktit se Britania e Madhe ndryshe nga shumë vende të Evropës e ka praktikuar masivisht pagesën me kartë kreditit duke e përdorur gjithmonë e më rrallë pagesën me ‘para në dorë’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshim kulture?

Swiss Digital Mobile Reklama

Besohet që po, ndërsa në Romë ende popullsia është skeptike për pagesën me kartë krediti, në Londër pjesa më e madhe e njerëzve kanë preferuar gjithnjë e më shumë pagesat elektronike. Edhe bizneset familjare apo dyqanet e vogla në Britani janë gati inekzistente duke u zëvendësuar më shumë me rrjetet zinxhir të dyqaneve, ndryshe nga Italia.

Një studim nga gjiganti financiar Citi, i cili kohët e fundit organizoi një samit mbi ‘Paratë Dixhitale’ në Londër, llogariti se në Mbretërinë e Bashkuar raporti ndërmjet të ardhurave për kokë/banori dhe ‘para në dorë’ është 30% (me një pagë mesatare prej 40 mijë dollarë); në Itali është 65%, me të ardhura edhe më të ulëta (35 mijë dollarë).

“Ulja e përdorimit të kartëmonedhave është e mirë, por eliminimi i tyre totalisht, është një problem”, shprehet Sarah John, arkëtarja kryesore e Bankës së Anglisë. Për të stimuluar përdorimin e parave fizike, vitin e kaluar banka qendrore e Mbretëreshës hodhi në treg një prerje të re 50 sterlina, prej  polimeri, d.m.th. të bëra prej një lloj plastike (shumë më të sigurta). Dhe vitin e ardhshëm do të lëshohet një kartëmonedhë e re prej 20 sterlina ku mund të vendosni nënshkrimin tuaj personal.

Lind pyetja:- ‘A do të jetë e mjaftueshme për të parandaluar zhdukjen e fytyrës së Mbretëreshës Elizabeta II, ekuilibrit që ka qëndruar stoikisht në çdo kartëmonedhë të mbretërisë për pothuajse 70 vjet?

Ilsole24ore – SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?