“Alfabeti i Djallit”, sfida që po vë në rrezik jetën e fëmijëve, rritet numri i të prekurve

Pas “Balena Blu” ose “Sfida e Momos”, vjen një tjetër sfidë e rrezikshme virale që ngjall shqetësimin e prindërve.

Është ‘Alfabeti i djallit’. Alarmi u dha nga një institut asturian, pasi zbuluan 40 raste të fëmijëve me lëndime dore, disa madje me infeksione.

Sfida e ‘Alfabetit të Djallit’ përbëhet nga gërvishtja e dorës tek një fëmijë tjetër ndërsa reciton shkronjat e alfabetit dhe duke thënë një fjalë që fillon me secilën prej tyre.

Për të bërë shenjat në duar përdorin një thikë ose gërshërë. Plagët që janë bërë janë të konsiderueshme.

Në një shkollë në Lugones, Asturi, ata kanë zbuluar se së paku 40 nxënës të tyre e kanë bërë këtë sfidë për shkak të plagëve në duart e tyre. Disa prej tyre kishin plagë të infektuara.

Pas kësaj, drejtuesit dhe mësuesit kanë zhvilluar biseda me prindërit dhe studentët për të paralajmëruar për rreziqet e këtyre sfidave absurde që qarkullojnë në internet.

Sfida e ‘Alfabetit të Djallit’ nuk është sfida e vetme që përhapet në mënyrë të rrezikshme nga shkollat.

‘Momo’ dhe ‘Balena Blu’ kanë qenë duke i kërcënuar fëmijët për vite me rradhë. Të dyja janë sfida në të cilat ju duhet të dëmtoni veten dhe shpesh të dërgoni fotot e testeve. Hapi i fundit është zakonisht vetëvrasje.

SHKARKO APP