Aligatori që bëri lëmsh rrjetin, peshon 317 kg dhe është 4 metra i gjatë
Një fotografi e një aligatori të madh prej 317 kg, me një gjatësi prej 4 metrash u bë virale në rrjete sociale ku shumë njerëz që nuk besonin se imazhi ishte i vërtetë.
Zvarraniku gjigand u shpëtua nga konservatorët nga një gropë ujitje pranë Liqenit Blackshear, Gjeorgji, SHBA, dhe imazhi u postua në Facebook.
Por, pavarësisht se Departamenti i Burimeve Natyrore lavdëronte veprimet e ekipit, disa komentues online këmbëngulën se fotografia ishte e rreme.
Një prej komenteve ishte: “False! Ky është një gënjeshtër e ofruar nga kamera. Ai është ulur prapa aligatorit dhe e bën të duket më i madh se sa është.”
Por cdo gjë u sqarua nga deklarata e personit në foto që thoshte: “Shumë njerëz mendojnë se është e rremë, por unë ju siguroj që nuk është. Unë jam personi në foto. Më mori goxha kohë që të dilja nga kanali ku ishte aligatori. Ishte më i madh se sa pritej dhe ne morëm një ekip të madh për ta lëvizur.”