“Ambasada ime” – Prezantohet aplikacioni më i ri nga Ministria e Punëve të Jashtme. Detajet

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka sjellë shërbimin më të ri; platformën digjitale ‘Ambasada Ime’. Ky shërbim që ka për qëllim, veç të tjerash, vendosjen e një sistemi të ri të llogaridhënies dhe komunikimit publik në përgjithësi.

Detajet e aplikacionit 

Aplikacioni përmban  informacione të domosdoshme për shtetasit shqiptarë pavarësisht se në cilin cep të globit qëndrojnë apo vizitojnë, duke mundësuar asistencën e shtetit në rast nevoje në kohë reale. Pra, “Ambasada Ime” nuk ofron vetëm një sistem pasiv informativ por mundëson edhe komunikimin aktiv të njësive diplomatike e konsullore me shtetasit shqiptarë në çdo rrethanë.

Mundëson një qasje të drejtpërdrejtë në procedurat e automatizuara të shërbimeve konsullore online, nga aplikimi për asistencë për shtetasit e humbur shqiptarë, aplikimi për fitim, rifitim apo lënie shtetësie, aplikimi për pasaportë apo kartë identiteti, leje kalimi a dokumente civile etj, sipas produkteve që ofron Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ai paraqet gjithë veprimtarinë e përfaqësive diplomatike dhe qendrave konsullore të Shqipërisë jo vetëm si kusht i domosdoshëm i transparencës, por edhe si kusht i nevojshëm i komunikimit publik.

Me anë të këtij aplikacioni ju mund të parashtroni pyetje, adresoni ankesa dhe shpalosni idetë tuaja tek përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë.

Për më shumë informacion:  www.ambasadaime.gov.al

SHKARKO APP