Analiza: Toka është duke gllabëruar oqeanet e veta

Nga Stephanie Pappas

Teksa pllakat tektonike të Tokës, po zhyten nën njëri-tjetrin, ato tërheqin 3 herë më shumë ujë në brendësi të planetit, se sa mendohej më parë.

Këto janë rezultatet e një studimi të ri të botuar më 14 nëntor në revistën “Nature”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke përdorur zhurmat natyrore sizmike të zonës së tërmeteve në humnerën detare të Marianës, ku pllaka e Paqësorit ka rrëshqitur nën pllakën e Filipineve, studiuesit qenë në gjendje të vlerësonin se sa ujë thithet nga shkëmbinjtë, duke u zhytur thellë nën sipërfaqe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky zbulim, ka pasoja të mëdha për të kuptuar ciklin e thellë të ujit të Tokës, shkroi studiuesja e gjeologjisë detare dhe gjeofizikës Dona Shilington e Observatorit të Tokës ‘Lamont-Doherty’ në Universitetin e Kolumbias, në një libër që shoqëronte artikullin e ri studimor.

Uji nën sipërfaqen e Tokës, mund të kontribuojë në zhvillimin e magmës, dhe mund të amortizojë të çarat, duke shkaktuar më shumë gjasa tërmetet, shkroi Shilington, që nuk ishte i përfshirë në kërkimin e ri.

Cikli i thellë i ujit

Uji ruhet në strukturën kristaline të mineraleve, shkroi Shilington. Lëngu futet në koren e Tokës, ku formohen pllaka oqeanike të reja që janë të nxehta, dhe ku pllakat e njëjta përkulen dhe krisen ndërsa bluajnë matariale nën “fqinjët” e tyre.

Ky proces i fundit, i quajtur nënndarje, është e vetmja mënyrë që uji të depërtojë thellë nën kore dhe mantel, por pak dihet se sa ujë lëviz gjatë procesit, shkroi udhëheqësi i studimit Çen Kai i Universitetit të Uashingtonit dhe kolegët e tij. “Para se të ndërmerrnin këtë studim, çdo studiues e dinte se uji duhet të nxirret nga nëndarjet e pllakave” – tha Kai për ‘Live Science’. Por ata thjesht nuk e dinë se sa ujë.

Hulumtuesit përdorën të dhëna të marra nga një rrjet sensorësh sizmikë, të pozicionuar rreth kanalit qendror të Marianës në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor. Pjesa më e thellë e kanalit është gati 11 km nën nivelin e detit. Sensorët zbulojnë tërmetet dhe jehonat e tyre, që kalojnë përmes kores së Tokës si një zile.

Kai dhe ekipi i tij gjurmuan se sa shpejt udhëtojnë këto jehona:Një ngadalësim në shpejtësi, tha ai, do të tregonte thyerje të mbushura me ujë në shkëmbinj dhe minerale “hidratuese” që mbyllin ujin brenda kristaleve të tyre.

Uji i munguar

Studiuesit zbuluan ngadalësime të tilla thellë në koren e tokes, rreth 18 kilometra poshtë sipërfaqes, tha Kai. Duke përdorur shpejtësitë e matura, së bashku me temperaturat e njohura dhe presionet e gjetura atje, ekipi i studuesve llogariti se zonat e nënndarjeve tërheqin 3 miliardë teragramë uji nën kore çdo miliona vjet (1 teragram është 1 miliardë kilogram).

Uji i detit është i rëndë; një metër kub uji peshon 1.024 kilogramë Por ende, shuma e zvogëluar nga zonat e nëndarjeve të pllkave është e jashtëzakonshme. Është gjithashtu 3 herë më shumë sesa vlerësohet se thithnin pllakat nën koren e tokës, tha Kai.

Dhe kjo ngre disa pikëpyetje:Uji që shkon poshtë duhet të dalë një moment lart, zakonisht në formën e shpërthimeve vullkanike. Vlerësimi i ri se sa ujë po zhytet poshtë, është më i madh sesa vlerësimet se sa prej tij është duke u ri-lëshuar në sipërfaqe nga vullkanet. Kjo do të thotë se shkencëtarëve u mungojnë disa sasi në vlerësimet e tyre, thanë hulumtuesit.

Nuk ka ujë të humbur në oqeane, tha Kai. Kjo do të thotë që sasia e ujit që thithet nga korja, dhe shuma që rivjen në sipërfaqe, duhet të jetë e barabartë. Fakti është se ata po sugjerojnë se ka diçka rreth asaj se si lëviz uji nëpër brendësinë e Tokës, të cilën shkencëtarët ende nuk e kuptojnë. “Shumë studime të tjera duhet të përqendrohen në këtë aspekt”- përfundoi Kai. / “Live Science” – bota.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?