“Apophis” perëndia egjiptiane e kaosit dhe errësirës kërcënon tokën
NASA po përgatitet për ardhjen e një asteroidi të madh që quhet “Apophis” “Perëndia e Kaosit”, i cili do të kalojë pranë Tokës pas dhjetë vitesh. Më 13 prill 2029, njerëzit që do të shikojnë drejt qiellit, do të shohin një grimcë të dritës që lëviz drejt nesh. Shpejtësia e lëvizjes dhe e afrimit pranë tokës do të bëjë që “Apophis” të ndriçojë gjithnjë e më shumë, njofton “The indipendent” që i referohet NASA-s. Do të udhëtojë aq shpejt sa do të kalojë gjerësinë e Hënës në një minutë dhe do të jetë aq e ndritshme sa yjet në qiell.
Shkencëtarët e kanë quajtur shkëmbin “Apophis”, perëndia egjiptiane e kaosit dhe errësirës. Emri që ato i kanë vënë ndoshta nuk duhet injoruar, ose parë si një rastësi në mijëra emra, me të cilët ato pagëzojnë trupat qiellor që bien në “rrjetat e përgjimit galaktik”. Gjithsesi na mbetet të besojmë se “Apophis” perëndia egjiptiane e kaosit dhe errësirës të mos jetë lajmësi i apokalipsit.
“Shkopi” me ngjyra të ndezura do të jetë një asteroid i një madhësie, 340 metra, që NASA po përgatitet ta vëzhgojë se si ai do t’i bjerë tangent tokës. Agjensia hapësinore njofton se do të fluturojë aq larg, sa do të jetë e padëmshme. Distanca më e afërt me tokën e këtij asteroidi do të jetë 19,000 milje, saktësisht aq e afërt sa distanca e disa anijeve kozmike që vërtiten rreth tokës.
“Qasja e afërt Apophis në vitin 2029 do të jetë një mundësi e pabesueshme për shkencën”, tha Marina Brozović, një shkencëtar hulumtues në Laboratorin Jet Propulsional të NASA-s në Pasadena të Kalifornisë, i cili punon në vëzhgimet me radar të objekteve afër Tokës (NEOs). “Ne do të vëzhgojmë asteroidin me teleskopë optikë dhe radarë. Me vëzhgimet e radarëve, ne mund të jemi në gjendje të shohim detaje sipërfaqësore që janë vetëm disa metra në madhësi. ”
Shkencëtarët që u takuan këtë javë në Konferencën e Mbrojtjes Planetare të vitit 2019 në Parkun e Kolegjit, Maryland – ku ata gjithashtu kanë qenë duke diskutuar rreth mundësisë së përplasjes së “Apophis” me tokën, kanë folur mbi mënyrat se duhet ta trajtojmë këtë rast dhe cilat do të jenë misionet që do të kryhen.
Ajo që pohohet zyrtarisht është asteroidi “Apophis” do të shihet me sy të lirë mbi Hemisferën Jugore, duke u vërtitur përgjithë bregun lindor, në bregun perëndimor të Australisë. Ajo që do të quhet intenerari i “Apophis” rreth botës, të kalojë mbi Oqeani Indian me drejtim për në SHBA.
NASA fillimisht ka vlerësuar se energjia që “Apophis” do të lëshojë mbi tokë në rast impakti, është e barabartë me 1480 megaton, 114,000 herë me shumë se energjia e derivuar nga “Little Boy”, bomba atomike e lëshuar mbi Hiroshima. Astrofizikan në Universitetin e Belfastit, vlerësojnë se një sulm asteroid mbi tokë, është vetëm çështje kohe.
Shumë media, kryesisht ato online po përpiqen që duke tjetërsuar informacionet që NASA ka shpërndarë zyrtarisht mbi pritshmëritë të kësaj ngjarje, të ngjallin panik. Gjithsesi është ende heret për të folur për rrezik, pa shqyrtuar atë çfarë shkenca do të ofrojë si një të vërtetë tek e cila të besojmë.
A huge asteroid is going to zoom so close to Earth that it will be visible to the naked eye