Arinjtë polarë po jetojnë pranë zonave të banuara

Ndryshimet klimatike dhe shkrirja e akujve ka bërë që arinjtë polarë të nisin të përshtaten në territore të ngrohta dhe pranë zonave të banuara. Agjencitë e monitorimit konstatojnë një rritje të numrit të tyre, madje ka mjaft denoncime kur arinjtë kanë vrarë njerëz në Kanada.

Ndryshimet klimatike kanë një impakt të fortë në jetën e egër përreth globit. Ngrohja globale po ndryshon kohën e cikleve të jetës, duke bërë që speciet të zhvendosen dhe në disa raste edhe të zhduken.

Sipas studimeve të World Wildlife, numri i arinjve polarë në  jug të detit Beaufort ra me 40 për qind gjatë viteve 2001-2010, nga 1500 në 900.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekpertët shprehen se Kjo rënie dramatike në verilindje të Alaskës dhe Kanadasë, lidhet me shkrirjen e akujve në det.  Ata shpenzojnë mbi 50% të kohës së tyre mbi akuj, duke gjuajtur për ushqim, ndaj shkrirja e tyre rrezikon zhdukjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për shkak të humbjes së vazhdueshme të habitatit të akullit në det nga ndryshimet klimatike, arinjtë polarë u konsideruan si një specie e kërcënuar në SHBA në vitin 2008.

Por rritja e temperaturave ka sjellë dhe ndryshimin e sjelljes dhe përshtatjen e specieve duke bërë të mundur që një pjesë e tyre të mbijetojë. një studim i botuar në Ditën Ndërkombëtare të Arinjve polarë, tregon se numri i tyre është rritur në nivelet më të larta gjatë viteve të fundit. Raporti për vitin 2018, i botuar nga Fondacioni për Politikat e Ngrohjes Globale, konfirmon se arinjtë polarë vazhdojnë të shtohen, pavarësisht reduktimeve të niveleve të akullit në det.

Autori i raportit, zoologu Susan Crockford thotë se, janë njerëzit që jetojnë në rrethin e Arktikut, ata që duhet të shqetësohen nga prania e arinjve polarë gjatë gjithë vitit. Kjo pasi arinjtë u afrohen zonave të banuara. Tashmë janë konstatuar edhe raportimet shqetësuese për njerëz të kërcënuar apo edhe të vrarë prej tyre, veçanërisht në Nunavuti, në veri të Kanadasë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?