Asteroidi i Krishtlindjeve i afrohet Tokës më afër

Asteroidi i Krishtlindjeve bëri kalimin më të afërt me Tokën në 400 vitet e fundit.

Duke përfituar nga një mungesë e shkurtër e kometës së festave, “46P/Wirtanen”, e penguar për disa ditë nga Hëna e plotë, asteroidi 2003 SD220 përshëndeti Tokën duke kaluar në distancën e 2,9 milionë kilometrave.

“Në vitin 2070 do të rikthehet dhe do të jetë edhe më afër”, sipas ekspertëve të NASA-s, raporton ata.

Asteroidi iu afrua Tokës në një distancë sigurie dhe afërsia mundësoi që të bëhen foto me radar të sipërfaqes së tij që do të ndihmojnë në një përllogaritje më të mirë të orbitës.

Të dhënat tregojnë për më tepër se ai është i gjatë 1,6 kilometra dhe ka një formë interesante, që ngjason me atë të një hipopotami.

Aktualisht tre teleskopë të mëdhenj janë përqendruar tek ky asteroid, “Goldstone Deep Space Communications Complex”, “Green Bank” dhe “Arecibo”.

SHKARKO APP