Astrologët bëjnë parashikimin e frikshëm – Ja çfarë do ju ndodhë në 30 nëntor

Astrologët paralajmërojnë të gjitha shenjat e horoskopit që të bëjnë mjaft kujdes në 30 nëntor. Sipas tyre hëna e plotë është vendosur në shenjën e Binjakëve për të qëndruar aty deri në fund të nëntorit.

Ata parashikojnë se ky kalim rastësor, që bie në kundërshti me Marsin, nuk do të jetë edhe aq i frytshëm për disa shenja.

Zbuloni ç’do të ndodhë me to:

Swiss Digital Desktop Reklama

DASHI: Të lindurit në këtë shenjë duhet të tregohen shumë të kujdesshëm gjatë ditëve të mbetura të nëntorit. Jini sa më të sinqertë dhe shmangni gënjeshtrat dhe thashethemet.

Swiss Digital Mobile Reklama

DEMI: Fundi i muajit e gjen Demin ‘’më të varfër’’ se kurrë më parë. Shmangi në mënyrë kategorike shpenzimet e panevojshme. Mos u tundoni nga ofertat fetive apo uljet e mëdha, jeni në një gjendje aspak të mirë dhe duhet të kurseni sa më shumë.

BINJAKËT: Edhe pse Hëna e plotë ndodhet në shenjën e Binjakëve, ata nuk do të mund të përfitojnë nga energjia e saj pasi Marsi do t’ju nxjerrë shumë pengesa rrugës. Mos ndërmerrni nisma që kërkojnë shumë kohë dhe mund, përqendrohuni tek puna aktuale dhe mos mendoni për të ardhmen. Gjërat e mira duan akoma kohë.

GAFORRJA: Gjendja shëndetësore e muajve të fundit ka ngritur një këmbanë alarmi tek të gjitha Gaforret. Hëna e plotë ju këshillon të kujdeseni më shumë për veten gjatë kësaj periudhe. Duhet të hani shëndetshëm, të merrni me aktivitet fizik dhe të kuroni pamjen e jashtme.

LUANI: Në ndryshim nga disa shenja që janë në qendër të kritikave dhe paralajmërimeve këtë fund nëntori, Luani është i lirë të bëjë atë që do. Së afërmi ju pret një udhëtim i këndshëm gjatë të cilit do të hidhni pas gjithë lodhjen e këtij viti.

VIRGJËRESHA: Së shpejti do t’ju ofrohet një mundësi e re pune, që e ëndërronit prej kohësh. Bëni mirë të jeni të përgatitur pasi kjo risi do të ndryshojë plotësisht jetën e Virgjëreshës. Mos hezitoni t’i thoni PO dhe të nisni këtë epokë të re profesionale.

PESHORJA: Peshoret duhet të kuptojnë që gjërat nuk priten gjithmonë me thikë dhe nuk janë aq absolute siç i mendojnë ato. Duhet të lëshoni pe në disa raste, të mësoni të adaptoheni me çdolloj situate dhe të tregoheni më të mëshirshëm.

AKREPI: Akrepi është një tjetër shenjë që duhet tregojë kujdes me financat, pasi çdo lëvizje e gabuar mund t’ju kushtojë rëndë. Mos i prekni kursimet pasi do t’ju duhen. SHIGJETARI: Mos lejoni që problemet e familjes, apo të punës të prekin jetën tuaj në çift. Duhet të vini një mur mbrojtës mes situatave të ndryshme dhe t’i jepni gjithësecilës rëndësinë dhe vendin që i takon. Kujdes nëse bëni lojë të fshehtë pas krahëve, herët a vonë të gjitha zbulohen.

BRICJAPI: Ka ardhur momenti t’i thoni MJAFT njerëzve dhe situatave toksike në jetën tuaj. Mblidhni mendjen dhe largohuni sa më parë prej tyre. Hëna e plotë ju këshillon të kaloni më shumë kohë në familje, sidomos me fëmijët që ndihen paksa ‘’të braktisur’’.

UJORI: Dita e fundit e nëntorit, data 30-të, do të sjellë shumë supriza të bukura për Ujorin. Një dhuratë e një njeriu shumë të dashur do të shërbejë si një ogur i mbarë për muajin pasaardhës.

PESHQIT: Keni kohë që jetoni mes dyshimeve, mëdyshjeve dhe pavendosmërisë për një çështje familjare. Kjo situatë nuk mund të zgjasë përjetësisht, kështu që flisni me njerëzit e afërm dhe shpëtoni nga kjo barrë e rëndë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?