“Babagjyshi” alpinist, hidhet nga teleferiku mbi një litar 100 m

Santa Clausi ka vendosur t’i befasojë të gjithë këtë Krishtlindje në Rio De Janeiro. I varur nga një litar 100 metra i lartë, ai zbriti nga teleferiku ikonik i malit Sugarloaf, në një aksion plot adrenalinë.

Ky është Antonio Castilho, një alpinist profesionist, i veshur si Santa Claus, i cili synon të sjellë magjinë e festës tradicionale të Krishtlindjes në Rio de Janeiro mes turistëve të shumtë.

Ai zbriti nga një litar 100 metra i lartë, nga teleferiku ikonik i malit Sugarloaf.

“Do të jetë një Krishtlindje e vështirë për shkak të pandemisë Covid-19, por ne kemi një mënyrë për ta bërë unike. Edhe në mes të pandemisë, fëmijët gjithmonë kërkojnë Babagjyshin. Dhe jam shumë I lumtur për këtë magji brenda meje, pasi ka më shumë se 20 vjet që punoj si Santa Claus”, thotë Antonio Castilho, i cili e ndan rolin me 56-vjeçarin Marilvado Vieira Amorim.

Pasi demonstroi aftësitë e tij, Santa Claus do të vazhdojë të akomodohet në tramvajin e vitit 1972, në Morro da Urca. Hapësira e zbukuruar me perde kamoshi, dhurata dhe ndriçim të kuq, rikrijon shtëpinë në Polin e Veriut.

Veshja transparente e lejon atë të ndërveprojë me vizitorët. 100 fotografitë e para zyrtare do të jenë falas çdo ditë.

“Ne punojmë për të ofruar një përvojë që kënaq dhe befason vizitorin me një veprim që frymëzon ndjenjat më të mira të Krishtlindjes: afeksionin, lidhjet, ripërtëritjen dhe shpresën. Santa Claus është personifikimi i kësaj dhe nuk mund të mungojë”, shpjegon Menaxheri i marketingut në Bondinho, Marcelo Gomes.

Vizitorët do të ndiejnë magjinë e Krishtlindjes për më gjatë, pasi të gjitha dekorimet e Krishtlindjeve do të jenë në dispozicion deri në 14 Dhjetor.

Papai Noel chega de rapel ao Pão de Açúcar no Rio | SBT Brasil (05/12/20)

SHKARKO APP