Babai godet të bijën 4 muajshe gjatë marrëdhënies seksuale me gruan
Një burrë thuhet se vrau foshnjën e tij katërmujore duke e goditur atë në kokë, ndërkohë që po kryente marrëdhënie seksuale me gruan e tij. Lazaro Banda, nga Malavi në Afrikë, është akuzuar për goditjen e vajzës së tij Tereza. Burri synonte të ndalonte së qari foshnjën, që me sa duket po bënte zhurmë në një moment të “papërshtatshëm” për çiftin. Policia pretendon se 22 vjeçari dhe gruaja e tij, Everesi Banda, 19 vjeç, ikën nga shtëpia e tyre dhe shkuan në një fermë, duke lënë vetëm foshnjën e plagosur për rreth shtatë orë të premten e kaluar. Ata thanë se u kthyen në shtëpi duke gjetur vajzën të vdekur. Incidenti është raportuar te kreu i fshatit dhe më pas në polici, raporton Malavi 24, cituan nga britanikja “Mirror”. Forcat e rendit shkuan me shpejtësi në vendngjarje përpara se trupi i Terezës të dërgohej në spital për një postmortem. Mjekët zbuluan se fëmija vdiq për shkak të lëndimit të kokës pas sulmit. Burri është arrestuar dhe ka nisur një hetim policor.